Panorama Sport (Albania)

Mehmeti: Nuk ka më justifikim­e, të fitojmë në Vlorë

“Është sfidë e hapur, Flamurtari nuk luan i tërhequr”

- FATJON RUPI

DINAMO/ Trajneri pret kthesën, por kërkon kujdes

Dritan Mehmeti kërkon kthesën në Vlorë. E ka të qartë se i pret “malorja” me Flamurtari­n, por qartazi e thotë se tani nuk pranohen më justifikim­e. Edhe pse do të ketë sërish mungesa, trajneri nuk merret fare me këtë pjesë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ai thekson se ka ardhur koha që skuadra të tregojë vlerat më të mira. E parashikon një ndeshje të hapur dhe të denjë për Superioren, ndaj kërkon nga të tijtë që të jenë të përqendrua­r dhe t’i shmangin gabimet.

Luani me një rival direkt si Flamurtari dhe nuk udhëtoni në gjendjen më të mirë. Si e parashikon Mehmeti këtë ndeshje?

Me Flamurtari­n është një ndeshje shumë e vështirë dhe mes rivalësh, e denjë për Superioren do të thosha. Dinamo dhe Flamurtari janë ato që me meritë kanë kryesuar Kategorisë së Parë deri më tani. Ne vijmë pas atij hapi të gabuar me Apoloninë, të cilin nuk e prisnim dhe që na e ka bërë më të vështirë rrugën. Për ne nuk ka më justifikim­e, në Vlorë do të tregojmë vlerat tona më të mira dhe synojmë maksimumin e pikëve. Mendoj se do të jetë një ndeshje e hapur. Flamurtari është ndryshe nga Apolonia, që luante e tërhequr dhe në ato dalje të pakta na gjeti të papërgatit­ur. Shpresoj që të gabojmë sa më pak.

Sa e njihni kundërshta­rin, që fazën e parë e ka mundur thellë Dinamon?

E kam parë atë ndeshje, kam qenë në stadium. Por ndeshja nuk i ngjan ndeshjes. Flamurtari është një skuadër me kualitet, ka individual­itete prej të cilave duhet të kemi kujdes. Duhet përqendrim gjithë kohës. Flamurtari ka pikat e veta të forta, por edhe të dobëta, ashtu si edhe ne. Ata e kanë kaluar më parë një krizë, kurse ne po e kalojmë tani. Shpresoj shumë që të bëjmë një ndeshje të mirë, jemi përgatitur fort këto ditë. Dhe mbi të gjitha, të marrim pikë, sepse në këtë moment të kampionati­t ato kanë rëndësi.

Sa vendos kjo ndeshje për objektivin sezonal të Dinamos?

Ndeshja është shumë e rëndësishm­e, e thashë që në fillim, por ne duhet ta interpreto­jmë si ndeshje radhe. Janë edhe 7 javë kampionat deri në fund, 21 pikë në lojë, kështu që çdo gabim kushton shumë dhe është i ndaluar për një skuadër si Dinamo, që synon të kthehet në Superiore. Ne jemi të vendosur për të bërë më të mirën në fushë në Vlorë dhe në çdo ndeshje tjetër të mbetur.

Si ka reaguar skuadra pas humbjes me Apoloninë, a ka forcë ta kalojë një sfidë të tillë?

Futbolli është vërtet shumë i vështirë, por prandaj është edhe i bukur. Mund të gabosh aty ku nuk e pret, por më pas reagon ashtu si duhet. Dinamo është një skuadër me potencial dhe e aftë të reagojë në situata të vështira. Këtë duhet ta tregojmë ndaj Flamurtari­t.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania