Panorama Sport (Albania)

Turbina “djeg” Lushnjën në limite, Zani i heq fitoren ish-skuadrës

Canka nuk mjafton, rreziku mbetet ende prezent

-

Turbina “djeg” Lushnjën në limite. Vërtetë nuk pati fitues dhe skuadrat mbetën në zonën e rënies pas këtij 90minutësh­i, por nuk mund të mohohet se në “Nexhip Trungu” u zhvillua një ndeshje plot ritëm dhe nerv. Pas më shumë se 80 minutash pa gola, në fund pati dy perla si për të zbukuruar këtë duel mbijetese. U duk se verdhejesh­ilët do të merrnin të parën fitore në transfertë kur Mikel Canka shënoi, por jo. Mendoi Klahos Zani që t’u prishte planet. Sulmuesi mbajti premtimin dhe ndëshkoi ishskuadrë­n.

PJESA E PARË - Ky fraksion ka nisur i mirë për miqtë, që kërkojnë menjëherë golin. Në minutën e 5-të është Canka që godet, por shtylla bëhet pengesë. Cërrikasit kundërpërg­jigjen pas 7 minutash, por Zaimi nuk ka shënjestër me kokë. Loja vijon

të jetë tepër interesant­e, me Turbinën shumë herë më kërkuese. Zani në të 24-ën nuk e gjen dot kuadratin, ndërsa Ahanonu ndalet nga Kaloshi në të 36-ën. Para se të shkojnë në pushim, janë sërish të verdhët që insistojnë për golin, por edhe ajo tentai tivë e Gonzales nuk sjell gjë. Ishte vërtetë e fortë, por topi kalon ngjitur me traversën. PJESA E DYTË - Ky fraksion fillon në zëvendësim për vendësit. Në fushë futet Dëzhgiu që freskon sulmin vendës. Në minutën e 57-të i sapofuturi vendos në vështirësi të

mëdha gardianin mik. Minuta e 66-të dhe është radha e Pepës, por ajo gjuajtje në distancë, shkon jashtë. Vendësit hidhen të gjithë në sulm për golin e fitores. Në minutën e 73-të Jusufit nuk i bindet topi, ndërsa në të 80-ën Ahanonu gjen rezistencë­n e Kaloshit.

Edhe pse nigeriani gjuajti mirë me kokë, grushtimi i portierit e çoi topin në këndore. Dhe kur nuk shënon, do të pësosh. Ishte e 83-ta minutë kur Canka gjen të përgjumur mbrojtjen vendëse dhe shënon pas një kundërsulm­i. Lushnja është në festë, por që gëzimi nuk

zgjat shumë. Turbina nuk dorëzohet dhe barazimi do të vijë në minutën e 90-të, kur Zani me një predhë shënon dhe sjell gëzimin te të tijtë. Minutat shtesë nuk kanë sjellë asgjë dhe sfida e mbijetesës përfundon në barazim. MARIGLEN MIRAKA

 ?? ?? Çast nga Turbina-lushnja
Çast nga Turbina-lushnja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania