Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja ndal Skënderbeu­n

Korçarët harrojnë të shënojnë. Mbeten të parët, por nuk e kapin shansin për arratinë

- PRENG GJIKOLA

Lezhjanët rezistojnë përballë kryesuesve dhe marrin një pikë që nuk u shërben për asgjë

Skënderbeu nuk e kap shansin, ndalet në Lezhë. Barazon 0-0 me Besëlidhje­n dhe humbet mundësinë për të marrë arratinë. Ndonëse vazhdojnë të jenë të parët, sot mund t’i afrohet Flamurtari ose Dinamo. Lezhjanët rezistuan përballë kryesuesve në stadiumin e tyre, ndonëse morën një pikë që nuk u shërben për asgjë. Skuadra e Alert Alcanit është e fundit në tabelë, duke rrezikuar seriozisht rënien në Kategorinë e Dytë.

PJESA E PARË - Loja nis me miqtë në sulm, por Lika vetëm sa vendos në provë reflekset e Kodrës. Përgjigjja e Besëlidhje­s nuk vonon, ndonëse Nunes nuk e çan dot mbrojtjen korçare. Loja spostohet në mesfushë pas këtyre episodeve dhe dukshëm të dyja skuadrat tregohen të kujdesshme. Në minutën e 16-të Lika kërkon avantazhin me një goditje dënimi, por shënjestra është e gabuar. Mbrojtja vendëse është e mbivendosu­r dhe bllokon çdo tentativë të kryesuesve. Pjesa e parë nuk ofron më thuajse asgjë, përveç një gjuajtjeje të Nunes, që kalon ngjitur me pingulen e majtë të portës së Skënderbeu­t.

PJESA E DYTË - Fraksioni i dytë ka nisur me kontrollin e lezhjanëve. Nunes dhe

Artur kombinojnë mes tyre në të 48-ën, por finalizimi lë për të dëshiruar. Pas këtij sulmi, janë korçarët që i marrin “frenat”. Liço nis topin për te Lika, që gjuan sapo i afrohet zonës, por topi devijohet nga mbrojtësit në këndore. Skënderbeu kërkon me ngulm

avantazhin dhe në të 59-ën është Kodra që ia mohon, pas asaj gjuajtjeje me kokë të Temitope. Miqtë e duan vërtet një gol, por nuk harrojnë as detyrat në mbrojtje. Dhe në të 69-ën ajo ndërhyrje e Frashërit i shpëton, kur i heq nga këmbët topin D.markut.

Bardhekuqt­ë tentojnë me të gjitha format që të gjejnë rrjetën, por Temitope shpërdoron me kokë dhe Liço bllokohet nga portieri, pas asaj predhe nga 30 metra. Përpjekjet janë të dëshpëruar­a edhe në 6 minuta shtesë, pasi në fund gjithçka u mbyll “thatë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania