Panorama Sport (Albania)

Krizë identiteti dhe rezultates­h, Milani prek fundin

-

Në horizont një çerekfinal­e Champions-i sa magjepsëse, aq edhe e vështirë, ndaj një Napoli dominues në kampionat dhe shpërthyes në Europë. Por e tashmja e Milanit thotë diçka tjetër: humbja e keqe nga Udine - e katërta në pesë ndeshjet në transfertë, aq sa në 54 ndeshjet e mëparshme larg “San Siro”s. Rezultate mediokre që vendosin Ligën e Kampioneve në rrezik serioz për sezonin e ardhshëm. Një pikë në tri javët e fundit të kampionati­t.. Stefano Pioli e pati ndryshuar strukturën e skuadrës nga 4-2-3-1 në 3-42-1 për ta nxjerrë nga gropa thithëse, dhe në fakt eksperimen­ti pati sukses deri në një pikë të caktuar, pasi tani “Djalli” është sërish një krizë rezultates­h. Por jo vetëm kaq: edhe të identiteti­t.

PROBLEMET - Mbrojtja përsëri nën akuzë, pasi me gjashtë gola të pësuar në tri ndeshjet e fundit dhe me katër fitore në 12 ndeshje - është më e keqja në Serinë A pas asaj të Kremonezes në vitin 2023. Dhe sulmi, pa Zhirunë për shkak të skualifiki­mit, po lufton për të gjetur rrugën e golit. Alternativ­at nuk janë garanci. I vetmi ngushëllim në një mbrëmje kaq të gabuar dhe kaq shqetësues­e është goli i Ibrahimovi­çit, njeriu i rekordeve me shiritin e kapitenit të dorëzuar nga shokët e skuadrës. Suedezi ka karizëm dhe personalit­et për të gjithë, por karta e identiteti­t nuk gënjen për askënd. Qasje e gabuar në lojë ajo e kuqezinjve, që në 20 minutat e para ra pre e Udinezes, zonja e fushës dhe me meritë në avantazh. Reagimi i Milanit është i vonuar dhe konfuz. Mungoi shtytja e Hernandezi­t, i ndalur nga gripi, por munguan edhe shkëputjet e driblimet e Leaos. Ndryshimi taktik sikur e ka penalizuar dhe portugezi duket sikur ka humbur shkëlqimin dhe vetëbesimi­n. Nevojitet urgjentish­t një zgjidhje dhe pushimi i kampionati­t në këtë kuptim mund të jetë i dobishëm për të ristruktua­r këtë Milan dhe për të ndryshuar një kurs të rrezikshëm, pasi vendi i katërt është vendimtar për të ardhmen.

PAK NGA STOLI - Pas një goli të Tomazo Pobegës, errësira. Mesfushori ishte lojtari i fundit që duke hyrë nga stoli shënoi për t’i dhënë pikë Milanit. Askush nuk e ka ndjekur që atëherë dhe kanë kaluar dhjetë ndeshje. Goli i Origit me Sasuolon vlen vetëm për statistika. Përveç Pobegës dhe Origit janë edhe Rebiç kundër Empolit, Zhiru në shtëpi me Specian dhe Leao me Monzën, sërish në “San Siro”. Pyetje: Sa prej tyre ishin vendimtarë? Olive po, në 2-1 e Milanit, ashtu siç bëri Pobega në barazimin me Romën (edhe pse verdhekuqt­ë arritën barazimin në minutat e fundit). Më në fund Rebiç bëri mirë tek Empoli, autori i 1-0 provizor. Nga ana tjetër, Leao hyri në 3-1, duke lënë “pokerin” në fund të lojës. Pra në total mund të numërojmë pesë pikë, që për një skuadër kampione në fuqi e me ambicie, vlejnë shumë pak.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania