Panorama Sport (Albania)

Juve shtrin Interin, plasin polemikat për një prekje me dorë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Juventusi kalon në "San Siro" dhe detyron Interin në humbjen e nëntë, pas 27 javësh. Inzagi, i cili është në çerekfinal­et e Champions-it dhe në gjysmëfina­let e Kupës së Italisë, do të sfidojë sërish Alegrin, por deri tani udhëton me një mesatare prej 1 humbjeje çdo tri ndeshje, një ritëm që nuk është aspak për Champions. Jo më kot dje erdhi edhe parakalimi i Lacios në renditje, me zikaltrit që mbeten të tretët vetëm se Milani e Roma janë në vështirësi të mëdha. Ndërkohë, debati është totalisht ndryshe për Juventusin, sërish -4 pikë nga vendi i gjashtë, por ndërkohë e sheh në vetëm 7 pikë zonën "Champions". Sigurisht, kjo duke llogaritur edhe 15 pikët penalizim, pa të cilat bardhezinj­të do të ishin të dytit, në vetmi të plotë... Gjithsesi, në suksesin 1-0 në "San Siro" te Juventusi ekziston hija e një faulli me dorë, nga ku lind aksioni i golit të Kostiçit. Autor sërish Adrien Rabio, i cili duket se ka vendosur që së fundmi ta marrë Juven për dore dhe me dorë drejt sukseseve në kampionat. Pas episodit të dyshimtë të golit të 3-2 ndaj Sampdorias, një javë më parë, edhe mbrëmë në Milano

lë dyshimet e radhës. Por nëse Kostiç edhe pas rishikimit në VAR mund të festojë, i vetmi fakt konkret është që Brozoviç me shokë bënë një paraqitje totalisht abstrakte, me Lautaron e Lukakun krejtësish­t në hije dhe me shpresën se pauza do t'u bëjë mirë që të

rikthehen në shina.

MOVIOLA - Minuto 23, kundërsulm i Juves çon Rabionë që kontrollon, në dukje me ndihmën e krahut, shkëmben me Vlahoviçin dhe më pas ofron asistin në të majtë për Kostiçin që bën 1-0. Ndeshja ndalet për 4 minuta për një

kontroll në VAR. Në momentin e stopimit të Rabiosë, në fillim të aksionit, ka një dyshim për një kontakt të topit me dorën e majtë nga francezi. Ndërkohë, imazhet e përsëritur­a nuk ofrojnë një imazh të qartë. Në më të mirën prej tyre Rabio është me shpatulla dhe fsheh

prekjen e mundshme të parregullt. Ndërkohë, një imazh i qartë është ai i prekjes së topit me dorë një fraksion më pas nga Vlahoviç, por serbi e ka dorën totalisht të ngjitur me trupin, ndaj nuk mund të ndëshkohet. Në vazhdimin e aksionit ka edhe një tjetër dyshim se Vlahoviç e çon sferën para sërish me dorë, por nuk ka imazhe për kontaktin dhe nga salla e VAR-IT, pas një kontrolli prej më shumë se 3 minutash dhe pamjeve të qarta që mungojnë lënë në fuqi vendimin e fushës së Kifit, për një gol të rregullt, ndonëse zhurma tashmë ka nisur... Dhe kush e di se sa do të zgjasë, duke qenë se përpara është pauza e kombëtarev­e dhe kohë për të debatuar do të ketë pa fund. Interi e nisi menjëherë me protestat, por ndërkohë edhe zërat pas sfidës së specialist­ëve anojnë më shumë nga rregullsia e golit, të paktën nga mbrëmë, në të nxehtë...

 ?? ??
 ?? ?? Prekja e dyshimtë me dorë e Rabiosë
Prekja e dyshimtë me dorë e Rabiosë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania