Panorama Sport (Albania)

NOTAT E INTERIT

-

ONANA 5.5 - I vendosur keq në diagonalen e Kostiçit, që zhbllokon ndeshjen, bën një gabim në lexim, i cili në fund ndikon të gjithë ndeshjen.

DARMIAN 6 - Zoti "besueshmër­i" nuk gabon, edhe pse paraqitja monstruoze që pati ndaj Portos është larg. I duhet të rregullojë edhe disa gabime të Dumfrisit në korsinë e tij (nga 80' Korrea - pa notë).

DE VRAJ 6.5 - Në një ndeshje në të cilën duhet të hiqte ndryshkun, e bën në mënyrën e duhur. Ia mbyll hapësirat Valhoviçit dhe bën edhe një shpëtim vendimtar në një prej shumë goditjeve të Kostiçit.

AÇERBI 6 - Krahasuar me Bastonin, diçka i mungon kur bëhet fjalë për ofensivën, por në prapavijë përjeton një mbrëmje të qetë.

DUMFRIS 5 - Një tjetër mbrëmje ku has shumë vështirësi. Kostiç bën çfarë të dojë në krahun e tij, ai është vetëm spektator, "asi" në rastin e golit (nga 83' Belanova - pa notë).

BARELA 6.5 - Më i rrezikshmi i skuadrës së tij në nisje të ndeshjes, pastaj merr një karton të verdhë që është specialite­ti i tij në ndeshje të tilla. Më i miri në fushë për sa kohë është aty, ndoshta arsyeja pse nuk e pret mirë zëvendësim­in (nga 63' Mikhitaria­n 5.5 Pushimi i tij nuk i shërbeu Interit, ashtu si nuk i shërbeu aktivizimi në pjesën e dytë).

BROZOVIÇ 5 - Rikthehet në regji, por më shumë se të diktojë kohët e lojës duket sikur është gjithmonë duke ecur në fushë.

ÇALHANOGLU 5.5 - Shumë, shumë gabime teknike, si në kontroll, ashtu edhe në mbështetje­n e shokëve të skuadrës.

DIMARKO 5.5 - Krahasuar me kolegun e tij në anën tjetër, të paktën ai përpiqet, edhe pse duhet thënë që në krahun e tij nuk i duhet të ndalë një si Kostiç (nga 63' D'ambrozio 5.5 - Përfundon një mbrëmje anonime me kartonin e kuq).

LUKAKU 6 - Për një pjesë të mirë të pjesës së parë duket se është rikthyer i vërteti, me vrapime, dyluftime dhe pasime të shkëlqyera për shokët. Bie me kalimin e minutave (nga 80' Xheko - pa notë).

LAUTARO 5 - Fotografia e mbrëmjes është ai i ulur në gjunjë për të mos rrezikuar të ndalojë goditjen e Brozoviçit, ashtu si pak minuta më parë me Çalhën. Derbi i Italisë vazhdon të mos e shohë protagonis­t.

TRAJNERI INZAGI 5 - Nga lavdia e Portos te hiri i Milanos, protestat kundër arbitrit nuk mjaftojnë për të fshehur atë mbrëmje të komplikuar. Pikëpyetje ngjall zëvendësim­i i Barelës, ashtu si zëvendësim­et e vona dhe në fund duket se ndeshjen e humb ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania