Panorama Sport (Albania)

NOTAT REAL MADRID

-

KURTUA 6 – Një tjetër ndeshje si portieri më i mirë në botë. Një dragua me të vërtetë, sepse mbërrin në çdo top. Nuk mund të bëjë asgjë në golat e pësuar.

KARVAHAL 5.5 - Shfaqet më pak se zakonisht në sulm dhe paraqitja e tij njolloset edhe nga ndonjë gabim në fazën mbrojtëse.

MILITAO 5.5 – Bllokon më shumë se një tentativë dhe më pas tradhtohet nga lodhja fizike dhe gabon në aksionin vendimtar të ndeshjes, atë të golit të Kesit.

RYDIGER 6 - Qofshin krosime të buta apo topa të fortë dhe të ulët, ai i arrin pothuajse të gjitha. Për një pjesë duket gjigant, pastaj zbehet.

NAÇO 6 – Nga ana e tij ka një Rafinja të frymëzuar dhe është më i miri në situatat një kundra një. Herë e fiton, herë e humb. Por përqendrim­i nuk ulet kurrë. (Nga 82’ Mendi 5 - Humbja është në ndërgjegje­n e tij, duke mos kuptuar që Kesi është pas tij kur vendosi ndeshjen).

MODRIÇ 6.5 - Luan si një lojtar i gjithanshë­m, duke përhapur futboll në të gjitha anët e “Camp Nou”-t. Një sekondë e gjeni duke rikuperuar topin para mbrojtjes, sekondën tjetër është pranë zonës së penalltisë së kundërshta­rit: ai është lojtari ekstra i Real Madridit (Nga 77’ Asensio, pa notë).

KAMAVINGA 5.5 – Vetëm disa magji, sepse cilësia është e lartë (Nga 76' Tçuameni, na notë).

KROS 5 – Nëse është mjeshtër me topin, kur nuk e ka sferën dhe duhet të vrapojë mbrapsht, vuan më shumë (Nga 62’ Rodrigo 5.5 – Shihet dhe ndihet se është në stol, por është i pasaktë në njëzet metrat e fundit të fushës, ato që kanë më shumë rëndësi).

VALVERDE 5 – Nuk është në mbrëmjen e tij. Një nga topat e tij tashmë është bërë “meme” në rrjetet sociale. Kur nata është e keqe, thjesht duhet të kalojë. Ançeloti e parashikon përgjumjen e tij duke e thirrur në stol (Nga 77’ Sebajos, pa notë).

BENZEMA 5.5 – Nuk është në gjendjen më të mirë fizike dhe kjo duket. Ndonjëherë duket sikur zhduket nga fusha.

VINICIUS 7 - Kur është i frymëzuar ai bëhet i papërmbajt­shëm. Kryen driblime, tunele, rrotullime, devijime. Shkakton autogolin e Arauhos. Sigurisht që është më i miri për skuadrën e tij.

TRAJNERI ANÇELOTI 5.5 - Ai i bëri zëvendësim­et e duhura, pavarësish­t se e zëvendësoi pothuajse menjëherë mesfushën startuese. Paguan një pakujdesi nga Mendo, përndryshe një pikë do ta kishte sjellë në shtëpi. Por Reali nuk arriti të shfrytëzoj­ë kundërsulm­in e vet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania