Panorama Sport (Albania)

Teuta, Besëlidhja dhe Tirana sigurojnë fitoret e radhës Tirana “pa mëshirë” ndaj Barletit, fitojnë edhe Partizani e Vllaznia

Lezhjanët thyejnë Vllazninë, bardheblut­ë super ndaj Kamzës

-

BASKET SUPERLIGA/ Durrsakët mundin Apoloninë në shtëpi

Superliga e basketbol lit të meshkujve vijon me ndeshjet e sezonit të rregullt, teksa të shtunën është kompletuar edhe java e 17-të. Një javë që nuk dhuroi surpriza, ku kryesuesit e Teutës mundën në shtëpi Apoloninë, Besëlidhja kaloi lehtësisht Vllazninë, ndërsa paraqitjen më bindëse e regjistroi Tirana, e cila dominoi Kamzën në transfertë.

TEUTA-APOLONIA –

Kampionët në fuqi duket se tashmë i kanë lënë plotësisht pas krahëve luhatjet në rezultate të disa javëve më parë. Bregdetarë­t e Melzin Lazimit shënuan një tjetër fitore, teksa mundën Apoloninë me rezultatin 80-69 (23-17, 22-21, 2114, 14-17). Sfida e zhvilluar në “Ramazan Njala” ishte interesant­e, ndërsa miqtë nga Fieri i nisën mirë duke kryesuar për një pjesë të mirë kohe gjatë periodës së parë. Më tej Teuta reagoi, për ta marrë lojën në kontroll, duke siguruar kështu suksesin e 13-të sezonal. Me 18 pikë, 10 ribaunde dhe 2 asiste, Sullivan bëri diferencën për Teutën. Ndërsa Whitfield me 20 pikë ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes, por pikët e amerikanit nuk u shërbyen miqve për ta shmangur humbjen.

VLLAZNIA-BESËLIDHJA – Gjithçka e thjeshtë për lezhjanët në derbin e veriut. Besëlidhja dominoi ndaj Vllaznisë, tashmë të rënë edhe matematiki­sht nga Superliga, për të triumfuar në shifrat 6285 (18-23, 18-24, 17-20, 9-18). Skuadra e Afrim Bilalit e udhëhoqi ndeshjen nga fillimi e deri në fund, ndërsa shkodranët me gjithë dëshirën e madhe e kishin të pamundur që t’i përgjigjes­hin ritmit të kundërshta­rit. Kjo ishte fitorja e 13-të në kampionat Besëlidhje­n, me lezhjanët që mbeten të dytët për shkak të bilancit negativ në ndeshjet direkte kundër Teutës. Morris me 25 pikë, Robinson me 20 dhe Rhine me 14 pikë e 10 ribaunde ishin më të mirët në suksesin e Besëlidhje­s në Shkodër. Për Vllazninë nuk mjaftoi dopieta dyshifrore e Smith, autor i 19 pikëve dhe 11 asisteve.

KAMZA-TIRANA –

Bardheblut­ë vazhdon serinë e rezultatev­e pozitive në kampionat, duke treguar gjithashtu ngritje në lojë nga ndeshja në ndeshje. Triumfi më i fundit i skuadrës që drejtohet nga Erkand Karaj erdhi përballë Kamzës në transfertë në shifra 69-92 (10-24, 24-19, 1730, 18-19). Një fitore e thellë e Tiranës në një fushë aspak të

lehtë, teksa bardheblut­ë e bënë diferencën kryesisht në periodën e parë dhe të tretë. Hysenagoll­i me 21 pikë e 11 ribaunde, Hamati me 18 pikë, 7 ribaunde dhe 6 asiste dhe Davis me 21 pikë, 9 ribaunde e 5 asiste ishin lojtarët me rendimenti­n më të lartë për 20 herë

kampionët e Shqipërisë. Për Kamzën nuk mjaftoi paraqitja e shkëlqyer e dyshes amerikane Bowers-thomas, me të parin që regjistroi 29 pikë e 16 ribaunde, ndërsa i dyti tripletë dyshifrore me 17 pikë, 12 ribaunde dhe 10 asiste.

R.gjini/ N.goci/ A.dushku

Tirana, Partizani dhe Vllaznia kanë shënuar fitore në ndeshjet e javës së 15-të të vlefshme për Kategorinë e Parë të basketboll­it të femrave. Ekipi bardheblu shpërtheu kundër Barletit, duke i mposhtur vajzat e reja të ekipit universita­r me rezultatin e jashtëzako­nshëm 110-21 (33-5, 40-2, 17-9, 20-5). Një takim pa histori në sallën “Farie Hoti”, teksa trajnerja Mirza Alibegaj u dha hapësira edhe lojtareve të stolit. Rendimenti­n më të lartë në radhët e vajzave bardheblu e kishte Emily Tërshalla, autore e 16 pikëve, 20 ribaundeve dhe 4 asisteve. Ndërsa pikëshënue­sja më e mirë e ndeshjes ishte Tijana Dukiç me 18 pikë. Fitore e thjeshtë edhe për Partizanin, teksa të kuqet mundën Elbasanin në “Asllan Rusi” në shifrat 72-52 (20-8, 23-8, 13-14, 1622). Kryeqyteta­set i mbyllën llogaritë që në pjesën e parë, ndërsa trajnerja Eliverta Bujari la pushim disa nga lojtaret më të rëndësishm­e pas suksesit të arritur në mesjavë, me Partizanin që u shpall kampion i Ligës Unike. Rahema Franklin me 28 pikë, 6 ribaunde dhe 2 asiste ishte më e mira në këtë takim për vendëset. Për Elbasanin spikati e zakonshmja Sidorela Zenuni me 23 pikë, 13 ribaunde dhe 3 asiste. Vllaznia nuk fali në shtëpi, teksa mposhti Studentin më rezultatin 56-48 (11-13, 1712, 7-10, 21-13). Shkodranet e bënë diferencën në periodën e katërt, duke siguruar një sukses që ua konsolidon edhe më tepër pozitat në vendin e katërt. Pikëshënue­sja më e mirë për vajzat kuqeblu ishte Bernarda Rreshpja me 22, ndërsa për Studentin ishte Xhensika Toska me 17.

 ?? ?? Moment nga ndeshja Teuta-apolonia
Moment nga ndeshja Teuta-apolonia
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania