Panorama Sport (Albania)

Shkëlqen Luiza Gega, rekord kombëtar në 5 km rrugë

-

ATLETIKË/ Paraqitje super e kampiones kuqezi në garën prestigjio­ze të Lilës

Luiza Gega ka shënuar një tjetër rezultat të madh, duke vijuar serinë e paraqitjev­e të shkëlqyera. Kampionia kuqezi ka vendosur dje një rekord të ri kombëtar në garën 5 km rrugë. Gega fiksoi kohën 15:16 në eventin prestigjio­z “Semi Marathon” që u mbajt në Lilë të Francës. Një përmirësim i jashtëzako­nshëm me 23 sekonda i rekordit të mëparshëm (15:39). Për vetëm 2 sekonda, Luiza do të kishte mundur që të thyente gjithashtu edhe rekordin ballkanik të kësaj kategorie. Me kohën 15:16 Gega u klasifikua në vend të shtatë në Lilë, por vlen për t’u theksuar se ky rezultat ishte më i miri i arritur nga sportistet eiropiane në një aktivitet që pa të konkurroni­n atletet më të mira të botës. Vendi i parë në Lilë i takoi kenianes Caroline Nayaga me rezultatin 14:35, ndërsa podiumi u plotësua nga etiopiania Mekedis Abebe dhe keniania tjetër Doris Lengole Cherop. Kështu Luiza e nis sezonin në mënyrë shumë të mirë, duke stampuar rekordin e radhës, por mbi të gjitha duke vazhduar trendin disavjeçar të rezultatev­e në rritje. Kujtojmë se plot 12 rekorde kombëtare mbajnë firmën e Luiza Gegës në disiplina të ndryshme të atletikës, duke nisur nga distancat e mesme deri te të gjatat (800m, 1500m, 2000m/p, 3000m, 3000m/ p, 5000m, 10000m, gjysmëmara­tonë, maratonë, 800m “indoor”, 1500m “indoor”, 3000m “indoor”). Luiza Gega mban gjithashtu rekordin e Kampionati­t Europian në 3000 metra me pengesa, ashtu sikurse rekordin e Lojërave Mesdhetare në të njëjtën disiplinë, pa harruar edhe rekordin e Kampionati­t Ballkanik në 3000 metra “indoor”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania