Panorama Sport (Albania)

Përmbyset Bajerni, Nagelsman e pranon: Humbje e merituar

Trajneri 35-vjeçar prek edhe vendimet e sistemit VAR

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Leverkusen­i i Ksabit leksion kampionëve përpara “Klasikes”

Kampionët e Bundes ligës udhëtuan me një misionin jo të lehtë në “Bayarena”, aty ku Ksabi Alonso dhe Leverkusen i prisnin me synimin e bllokimit, çka do të pasohej edhe në tabelë. Nagelsmani vinte me dhimbje koke në repartin ofensiv, ku Çupo-moting nuk ishte i gatshëm.

NDESHJA-TOMAS Myler dhe Sadio Mane mbartën mbi shpinë detyrën e vështirë të bomberit ndaj një ekipi mjaft agresiv dhe të shpejtë në kundërsulm­e. Lënia në stol e Xhamal Musialës shkaktoi jo pak befasi, marrë në konsiderat­ë edhe diferencën e ngushtë me ndjekësit. Vendësit e nisën me vrull sfidën, por bavarezët me eksperienc­ë pritën momentin e duhur për të goditur portën mike, e konkretizu­ar në minutën e 22-të me autor Kimishin. Rezultati në fjalë mbylli 45 minutat e para. Fraksioni i së dytës ndryshoi tërësisht fytyrë. Këmbëngulj­a e “Aspirinave” do të konvertohe­j me dopietën e Palasios më anë të 11-mëtërshave. Gabimet e prapavijës bavareze në ndërhyrjen finale e kthyen në të pavlefshme rrjetën e Joshuas. Sane dhe Dejvis tentuan në frymën e fundit për të dalë qoftë edhe me një pikë, por Hradecki i tha jo “raketave” nga Mynihu. Pas kësaj disfate Bundesliga ka ndryshuar padron, Dortmundi kryeson me 53 pikë, 1 më tepër se Bajerni.

NAGELSMAN-”E merituam, me përjashtim të 10 minutave të fundit, ne ishim ekipi më i keq në fushën e lojës. E kishim të vështirë organizmin e lojës nga mbrapa, mbase edhe si meritë e presingut të lartë nga kundërshta­ri. Duket sikur na kishin përfunduar bateritë. Bashkëpuni­mi në mbrojtje mungoi. Për sa i përket penalltive, jam vigjilent se qëndrojnë të dy 11-metërshat e akorduar. Naiviteti ynë krijoi këtë tablo të shëmtuar mbi bazë të synimeve që kemi në Bundesligë, suksesin”, pohonte me nota të larta kritike Juliani.

“KLASIKJA”-”FITORJA ndaj

Dortmundit nuk diskutohet, përndryshe… më mirë nuk po e mendoj fare. Çdo javë do të jetë si finale për ne dhe është momenti i duhur për të reflektuar në aktivizimi­n e kombëtarev­e. Mund t’i konsideroj 9 raundet e mbetura si sprinti final dhe rruga fillon që me “Klasiken” e Gjermanisë”, përfundoi me një qëndrim të prerë 35-vjeçari, i cili në një farë mënyre kërkon të qetësojë edhe tifozët përpara duelit me Dortmundin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania