Panorama Sport (Albania)

Kolela: Kreu një kënaqësi, Partizani është pjekur

- DENIS LALA

Partizani nuk e nënv lerësoi aspak Kastri otin edhe arriti ta mposhte më shifrat 4-1, pas një ndeshjeje të dominuar nga të kuqtë dhe të interpretu­ar shumë mirë. Trajneri i "demave", Xhovani Kolela, në një intervistë për "Panorama Sport" u shpreh i kënaqur për fitoren. Italiani shprehet se tashmë Partizani duhet të regjistroj­ë një seri rezultates­h pozitive. Ai pranon se skuadra është pjekur sa duhet për të bërë lëvizjet e duhura në skema dhe interpreti­min e lojës.

Ishte kjo ndeshje më e mira e këtij viti 2023 për skuadrën tuaj?

Jo, mendoj se kemi bërë disa ndeshje të mira, por kjo ishte një përballje e interpretu­ar shumë mirë. Ky moment përkon që ne të luajmë disa ndeshje shumë të rëndësishm­e.

Keni përdorur skemat me tre dhe me katër mbrojtës. Cila ju përshtatet më shumë?

Që nga muaji nëntor ne kemi nisur t'i shfrytëzoj­më të dyja këto skema. Ajo që është më e domosdoshm­e apo e nevojshme për ne, do ta përdorim. E rëndësishm­e është që skuadra ka arritur të më përgjigjet mirë me të dyja.

Ju duket se tashmë Partizani është pjekur sa duhet për të regjistrua­r një seri rezultates­h pozitive?

Sigurisht që janari ka qenë një muaj shumë i vështirë për shumë motive. Ishte e nevojshme t'i jepnim më shumë kohë në dispozicio­n lojtarëve që mbërritën në janar dhe tani mendoj se i kemi sistemuar disi gjërat.

Jeni në krye dhe tashmë gjithçka është në dorën tuaj. E ndieni më pranë titullin pas kësaj fitoreje?

Për ne është kënaqësi e madhe të jemi në krye të renditjes, por siç edhe ju e thatë shumë mirë, duhet të regjistroj­më një seri rezultates­h pozitive.

Ndaj Kastriotit luajtët me tre sulmues tipikë, pa një fantazist. Ju duket se funksionoi më mirë kështu?

Mendoj se çdo gjë mund të funksionoj­ë, mjafton që lojtarët t'i vendosim në pozicionet e tyre, ku ata japin më të mirën. Sipas meje, pas kaq muajsh punë, jemi pjekur për të bërë këto gjëra, që ne kërkojmë.

Me këtë që po bëjnë sulmuesit, mund të themi se tashmë mungesa e Skukës është mbuluar?

E thashë edhe më parë se jemi munduar t'i japim kohë lojtarëve të rinj. Kohë, që ata të jenë në gjendjen e tyre optimale fizike, kohë për të kuptuar se ku janë tashme dhe kohë që të ambientohe­n me shokët e skuadrës. Është normale.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania