Panorama Sport (Albania)

Shorti për Champions, shqiptaret te vazoja e dytë

- OLSI AVDIAJ

Edhe këtë sezon, kam pionia e Shqipërisë do ta ketë shumë të vështirë të ketë një kundërshta­r të lehtë në Champions ose të paktën të jetë te Vazoja e më të mirave. Koeficient­ët e Tiranës, Partizanit dhe Vllaznisë, tri skuadrat e para në Superiore, janë shumë të ulëta. Të mos flasim për Egnatian e Erzenin që nuk kanë koeficient­ë fare. Në bazë të llogaritje­ve, skuadrat tona do ta kenë të pamundur që të jenë te Vazoja e më të mirave. Koeficient­i 5 sezonin e shkuar, por edhe këtë sezon, të çon te Vazoja e të dobëtave. Jo vetëm kaq, por Tirana dhe Partizani që janë në krye në listën e 16 ekipeve të forta shohin pesë vende të zëna. Shkurt, 11 vendet e tjera të Vazos së më të fortëve zor se do të kenë hapësirë për ekipet shqiptare. Pra, Tirana apo Partizani do ta nisin aventurën europiane nga krahu i dobët dhe me shumë mundësi kundërshta­ri do të jetë shumë i fortë në letër. Vjet Tirana u përball me Dudelanzhi­n, por për detaje të vogla nuk ia doli të kualifikoh­ej në turin e dytë të Champions League.

PËRFITIMET - Shqipëria, edhe në sezonin 2023-2024 do të marrë pjesë me katër skuadra në Kupat e Europës. Skuadra kampione e nis aventurën europiane nga turi i parë kualifikue­s në Champions. Përfituesi më i madh pa dyshim mbetet ekipi

kampion, që edhe në rastin më të keq duke i humbur të gjitha përballjet i ka të sigurta 810 mijë euro. Kjo shumë për kampionen ndahet: 260 mijë euro është shuma që merr çdo ekip kampion, por ky shpërblim zerohet në rast se klubi arrin të kualifikoh­et në fazën e grupeve në Champions ose në Ligën e Europës. Më pas kampionia merr 100 mijë euro për pjesëmarrj­en në turin e parë kualifikue­s në Champions. Nëse ekipi kampion eliminohet në këtë raund, kalon direkt në turin e dytë kualifikue­s të Ligës së

Konferencë­s. Aty ekipi kampion përfiton 100 mijë euro për pjesëmarrj­en në turin e dytë dhe në rast se eliminohet edhe në këtë tur, i bie që të marrin një bonus prej 350 mijë eurosh. Pra, minimumi i garantuar për kampionen është 810 mijë €.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania