Panorama Sport (Albania)

Xhaferi: E vërteta me Josën

“Mirelin e vlerësoj pamasë, por nuk kemi fituar as gjysmën e ndeshjeve të luajtura...”

- ADMIR URUÇI

EKSKLUZIVE/ Presidenti i Vllaznisë: Besoj te Miloti dhe Sinani, do të bëjmë kthesën

Vjen një kohë që nda hen edhe miqtë... Alban Xhaferi e vlerëson shumë Mirel Josën, por thotë se Vllaznia kishte nevojë për një ndryshim, sepse skuadra nuk po jepte sinjale. Presidenti i klubit shkodran rrëfen për “Panorama Sport” se përse zgjodhi Milotin dhe Sinanin, por edhe planin që ka për skuadrën deri në fund.

Z.xhaferi, pse e larguat Josën?

Shikoni, unë Mirel Josën e vlerësoj shumë. Ua them me sinqeritet­in më të madh. Ai ka një kontribut jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë njerëzor në skuadër. E kam vlerësuar për punën dhe për impenjimin që pati tek ekipi ynë për 1 vit, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë mirë dhe për fat të keq përgjegjës­ia më së pari bie te trajneri.

Pse nuk shkojnë mirë? Jeni 7 pikë larg kreut dhe në gjysmëfina­le të Kupës së Shqipërisë ....

Po, e vërtetë është kjo. Por kemi gjashtë ndeshje që nuk fitojmë në kampionat dhe nuk kemi fituar as gjysmat e ndeshjeve që janë luajtur... Unë e kuptoj që diferencat janë të vogla, por Vllaznia është një skuadër e investuar dhe pritshmëri­të janë që të bëjmë progres në mënyrën e lojës, por edhe në pikët që grumbulloj­më. Për fat të keq situata e kohëve të fundit nuk ishte ajo që unë dhe ne të gjithë prisnim.

A është vetëm përgjegjës­i e Josës?

Jo, nuk është vetëm e tija. Është edhe e skuadrës, madje e të gjithëve atyre që janë përfshirë në klub. Por në situata të tilla nuk mund të ndryshosh gjithçka dhe ndryshimi nis nga trajneri. Gjithnjë me shpresën se skuadra do të reflektojë dhe të kuptojë se nuk vazhdohet më kështu.

Ia besuat skuadrën Milotit dhe Sinanit. Çfarë prisni nga ata?

Shikoni, pasi vendos të ndryshosh trajnerin, ke dy mundësi: ose merr dikë të ri, ose ua beson atyre që e njohin ambientin dhe njohin skuadrën. Kam biseduar me Milotin dhe me Sinanin dhe kam besimin se ata mund të

udhëheqin skuadrën drejt objektivav­e për të cilët ne po luftojmë këtë sezon.

A ju kanë premtuar gjë Miloti me Sinanin? Çfarë biseduat me ta?

Ata u treguan të gatshëm ta marrin detyrën e trajnerit të parë (Miloti) dhe Sinani detyrën e drejtorit sportiv. Janë djem të këtij qyteti, janë produkt i këtij klubi, janë njerëz me integritet dhe e njohin skuadrën shkëlqyesh­ëm, kështu që mendoj se me impenjimin e duhur dhe me dëshirën për të bërë sa më mirë, mund të na çojnë përpara.

Çfarë ju ka zhgënjyer më shumë këtë sezon?

Ka disa gjëra në fakt. Unë natyrisht i lë gjithnjë stafit liri veprimi dhe t’i bëjnë vetë zgjedhjet. Jam i ndërgjegjs­hëm gjithashtu që skuadrat kryesuese nuk kanë diferenca, por ama kjo ka edhe anën tjetër të medaljes. Cilën?

Që rivalët janë ndalur shumë gjatë rrugës, kanë lënë pikë pa hesap, por ne kemi gabuar akoma më shumë. Do të doja që të kishim pasur aftësinë të përfitonim nga ndalesat e tyre dhe jo të gabonim shumë më tepër se ata...

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania