Panorama Sport (Albania)

Trident i frikshëm, Egnatia afroi tre “vrasës” gjakftohtë në janar

Duamena, Paulauskas dhe Kasa po udhëheqin rrogozhina­sit

-

Është një fakt tashmë se Egnatia ka një nga organikat më të plotësuara dhe lojtarë me shumë cilësi, që do të zinin vend edhe në ekipe më me emër se rrogozhina­sit. Fakti që në kampionat pozicionoh­et e treta në renditje dhe është në gjysmëfina­le të Kupës dëshmon më së miri se Egnatia ka ndërtuar një skuadër cilësore. Egnatia në verë thuajse e ndryshoi të gjithë sulmin dhe nuk i doli aspak keq, pasi të tri afrimet e janarit kanë shkëlqyer dhe po bëjnë shumë mirë, duke i dhënë pikë të rëndësishm­e skuadrës në Kupë dhe kampionat. Bëhet fjalë për tre sulmues me të dhëna fantastike, por tanimë me një kontribut tepër të rëndësishë­m në skuadrën rrogozhina­se, e cila ka një ecuri, që duhet thënë hapur se ka kaluar pa diskutim përtej pritshmëri­ve. Gazeta sjell sot një vështrim statistiko­r mbi atë çfarë kanë arritur tre prej futbollist­ëve më të spikatur, Duamena, Palauskas dhe Kasa, në pozicionet, ku ata luajnë. I ardhur me bujë në janar, pas një karriere të pasur nëpër klube të ndryshme, Rafael Duamena nuk ka dalë aspak jashtë pritshmëri­ve dhe falë aftësive dhe

konstrukti­t të tij trupor, ka arritur të bëjë diferencën dhe të shndërrohe­t në një kohë të shkurtër në një prej “vrasësve” më gjakftohtë të Kategorisë Superiore. Ganezi ka arritur të shënojë plot gjashtë gola në harkun e 10 ndeshjeve, teksa ai

shihet si shpresa më e madhe që do ta ndihmojë Egnatian të ruajë vendin e tretë dhe të shkojë në filane të Kupës. Ndërkohë, Redi Kasa, vetëm 22 vjeç, po jep sinjale se mund të jetë një zbulim i madh deri në fund të sezonit. Nga ana tjetër, lituani Paulauskas

nuk shkëlqen në aspektin e golave, por ka treguar se është një sulmues i dytë ideal, që krijon dhe liron hapësira për Duamenën. Interesant është fakti se kjo treshe sulmuesish kanë lindur të tre në shtator. FATMIR EFICA

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania