Panorama Sport (Albania)

Penallti bujare në Rrogozhinë, VAR “çorienton” Hamitin

Kartonët, Jorgji tregohet i kursyer me bardheblut­ë

-

Ferataj merr një vendim të dyshimtë në favor të Teutës

Java e 26-të e Superiores ishte përgjithës­isht pozitive për arbitrat dhe vendimet e tyre nuk ndikuan në rezultatet e ndeshjeve. Megjithatë, polemikat nuk mund të shmangen, edhe pse tashmë funksionon sistemi VAR. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha rastet e diskutuesh­me, nga ku në Durrës dhe Rrogozhinë pati më tepër kontestime për vendimet.

BYLISI-TIRANA 1-1 Gjyqtarë: E.jorgji (Elbasan), D.rexha (Tiranë), R.çokaj (Lezhë); VAR: K.barjamaj (Tiranë) – AVAR: E.rusta (Elbasan);

Ndeshja në Ballsh ka pasur tri raste për moviolë. Gjyqtari kryesor ka qenë Enea Jorgji, i cili është kontestuar jo pak nga vendësit, të cilët pretendojn­ë se ka kursyer kartonë për lojtarët e Tiranës.

8’ Sulm nga e djathta i Bylisit me braziliani­n Santos, që tenton të krosojë drejt zonës, por Lulaj largon topin. Pamjet filmike tregojnë se kemi të bëjmë me një prekje të topit me dorë nga mbrojtësi i Tiranës. Jo vetëm anësori Rexha, që është në linjë, por as Jorgji dhe as VAR-I nuk reagojnë. Bylisi kërkon penallti, por arbitri Jorgji vijon lojën, duke interpretu­ar rastin si prekje të pavullnets­hme të lojtarit, pasi më parë “sfera” i ka kapur këmbën, e më pas dorën.

48’ Hasani jep një top perfekt për Lushkjën, i cili hyn në zonë dhe gjuan duke gjetur rrjetën. Por, pas vëzhgimit të pamjeve me VAR, goli anulohet për pozicion jashtë loje. Vendim i drejtë i anësorit Rexha, i cili pas përfundimi­t të aksionit, ngriti flamurin.

87’ Faull ndaj Maçollit në afërsi të zonës, që shtyhet nga një prej lojtarëve të Tiranës. Ballshiotë­t protestojn­ë, por Jorgji vijon lojën dhe nuk akordon faull, edhe pse lojtari i Bylisit dëmtohet rëndë.

PARTIZANI-KASTRIOTI 4-1

Gjyqtarë: A.koçi (Durrës), O.grabova (Fier), R.muzhaqi (Elbasan); VAR: F.lata (Durrës) - AVAR: R.avdo (Tiranë);

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Partizani” pati vetëm dy raste për moviolë, por arbitrat i zgjidhën mirë, teksa kryesori Andi Koçi dhe Florian Lata e Rejdi Avdo në VAR, morën vendime të drejta.

68’ Cara rrëzohet në duel me Zogajn, e më pas përplaset me Salin. Të kuqtë kërkojnë penallti, por gjyqtari akordon faull ndaj portierit. Pamjet tregojnë për një duel normal, që në këtë rast favorizon Salin.

79’ Mba fiton duelin me Ramin dhe niset në sprint, duke shënuar golin e katërt. Kastrioti kërkon anulimin e golit dhe pretendon për faull të sulmuesit ndaj mbrojtësit, por vendimi i kryesorit Koçi është i drejtë. Rami ka kërkuar të ndalojë Mbanë, por sulmuesi nuk e ka lejuar duke mbrojtur topin dhe s’kemi të bëjmë me faull. LAÇI-VLLAZNIA 2-0 Gjyqtarë: A.beqiraj, A.shkreta (Tiranë), E.veseli (Fushë-krujë); VAR:

O.yzeiraj (Patos) - AVAR:

D.myftari (Tiranë);

Ndeshja në Laç i ishte besuar

arbitrit të kolegjiumi­t të Tiranës, Ardian Beqiraj, ndërsa në VAR ishin Olsion Yzeiraj dhe Dojando Myftari. Takimi pati vetmi një rast për moviolë, që u menaxhua mirë nga arbitrat, teksa solli edhe golin e dytë të kurbinasve.

42’ Shkodranët pretendojn­ë për një prekje të topit me dorë në nisjen e aksionit të golit të Laçit. Pas verifikimi­t edhe nga VAR-I, konfirmohe­t se goli ishte i rregullt dhe Babatunde nuk e ka devijuar me dorë topin që u krosua nga Gurishta në krahun e djathtë drejt zonës. Vendim i drejtë i kryesorit Beqiri, që vijoji lojën.

 ?? ?? Protagonis­tët e penalltisë në një foto: arbitri Ferataj, Lila që e shkaktoi dhe Kallaku që e humbi në ndeshjen Egnatia-teuta 1-1
Protagonis­tët e penalltisë në një foto: arbitri Ferataj, Lila që e shkaktoi dhe Kallaku që e humbi në ndeshjen Egnatia-teuta 1-1

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania