Panorama Sport (Albania)

Apolonia i falet një penalltie të dyshimtë, proteston Oriku

Bregdetarë­t rëndojnë situatën, e mbyllën me 10 lojtarë

- HILMI SALIU

Omeri shfrytëzon mundësinë, fierakët pranë “play off”-it

Një penallti e dy shimtë nderon Apoloninë. Fierakët mposhtën minimalish­t Orikun, me një gol që erdhi nga pika e bardhë vetëm çerek ore para fundit. Nëse situata për bregdetarë­t rëndohet edhe më shumë, e kundërta ndodh me bardhejesh­ilët. Janë të 7-it (me pikë të barabarta me Besën e vendit të 6-të), çka do të thotë që janë më pranë zonë “play off”.

PJESA E PARË

Takimi ka nisur vrullshëm nga ana e fierakëve, të cilët kanë rastin e parë të rrezikshëm në minutën e 7-të. E megjithatë ai aksion model i treshes Shanaj–omeri-umejiego, gjen vetëm rrjetë e jashtme. Sulmet vazhdojnë, por Muho është i vëmendshëm në të 15-ën dhe 26-ën. Fillimisht pret në dy kohë rastin e Umejiegos dhe më pas atë gjuajtje me kokë të Repajt. Në të 35-ën Maksuti krijoi iluzionin e golit, por e majta e tij u ndal nga shtylla. Shpëton për të disatën herë për mrekulli Oriku, që shkon në pushim me portë të paprekur.

PJESA E DYTË

Miqtë janë zgjuar pas pushimit dhe nuk mendojnë vetëm për mbrojtjen. Barbosa vendos në provë Bushin në të 50-ën, ndërsa në të 62-ën Deliaj për pak sa nuk realizon një kryevepër nga 25 metra. Topi është i fortë, por portieri grushton. Pas këtyre dy rasteve, Apolonia merr “frenat”. Dominojnë veçanërish­t mesin

e fushës, aty ku Orelesi dhe Shanaj krijojnë gjithçka. E megjithatë, ndeshja do të merrte rrjedhë tjetër në të 75-ën. Repaj shqetësohe­t nga Karvalho në zonë dhe pengohet. Kryesori Prenga nuk mendohet shumë dhe akordon penallti. Një vendim që irritoi

shumë lojtarët dhe pankinën e Orikut, e cila ka hyrë e gjitha në fushë. Protestat zgjasin 23 minuta, kurse nga ana tjetër mesfushori Omeri përgatitet të gjuajë 11-metërshin. Merr vrull, gjuan fort duke gjetur fillimisht shtyllën e më pas topi përfundon në rrjetë. Oriku

nuk ruan qetësinë, aq sa në të 86-ën mbetet me 10 lojtarë. Malko ndërhyn ashpër ndaj sulmuesit Antoni, fillimisht një i verdhë dhe si rrufe i dyti karton i verdhë pas protestave me ngritje zëri. I gjunjëzuar Oriku, nuk bën asgjë dhe del pa pikë nga Fieri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania