Panorama Sport (Albania)

Dinamo feston në Vlorë, Flamurtari djeg shansin

Sherr dhe nëntë minuta ndërprerje, zhgënjejnë brazilianë­t

- ERMAL SIKA

Një penallti vendosi kryendeshj­en, blutë kthehen të dytët

Dinamo merr fitoren e vitit në Vlorë dhe ngjitet e dyta duke parakaluar Flamurtari­n në renditje, ndërsa tashmë i afrohet me vetëm një pikë Skënderbeu­t kryesues. Kryendeshj­a e javës së 20-të në Kategorinë e Parë zgjati 99 minuta, pasi në fushë pati nga të gjitha. Sfida u vendos nga një penallti që u kontestua shumë në minutën e 83-të, e cila më pas solli edhe sherrin e pazakontë mes trajnerit Marcelo Troisi dhe zyrtarit të Dinamos, Ermal Barushi. Pas golit të braziliani­t Denison nga pika e bardhë, pati 9 minuta ndërprerje të lojës dhe tre kartonë të kuq, por që ishin për zyrtarët e përfshirë në sherr dhe kapitenin e kuqezinjve, Andi Ribaj, i cili ishte në stol. Nga ky takim blutë e kryeqyteti­t dolën të fituar në shumë aspekte, në një kohë që vlonjatëve u interesont­e edhe një barazim. Edhe pse në fushë çdo gjë ishte e ekuilibrua­r dhe skuadra e Marcelo Troisit mund të shënonte, në fund bëri diferencën cinizmi i dinamovitë­ve. Penalltia e dhënë nga arbitri kryesor, Kreshnik Cjapi, e çorientoi totalisht Flamurtari­n dhe lojtarët nuk ditën të menaxhonin situatën.

PJESA E PARË - Flamurtari e nis me katërshen braziliane në vijën e parë: Indio Oliveira, Fernando, Flores dhe Xhonatan, ndërsa Dinamo përgjigjej me Ivan, Denison dhe Taulant Markun, ndërsa si digë përpara mbrojtjes ishin Daja dhe Lilaj, që u jepnin shumë eksperienc­ë bluve. Tenativa e parë drejt portës është në minutën e 7-të, kur Prodani me një goditje fluturimth­i vendos në provë portierin Kuka. Flamurtari reagon më pas me një aksion të bukur të dyshes Flores-indio, me këtë të fundit që futet në zonë dhe godet nga një pozicion diagonal, por portieri italian i Dinamos, Krosta, eviton golin. Vlonjatët mundohen të shtyjnë drejt zonës blu, por nuk janë të qartë në finalizimi­n e aksioneve. Një “predhë” me të majtën e Indio Oliveirës krijon iluzionin e një supergoli, por topi kalon ngjitur me shtyllën. Skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes me rrjeta të paprekura dhe blutë që nuk shfaqen të rrezikshëm në portën e Klajdi Kukës.

PJESA E DYTË – Pas pushimit trajnerët nuk bëjnë asnjë ndryshim. Loja është e

ekuilibrua­r, por me Dinamon që me kalimin e minutave kërkon të afrohet te zona vlonjate, duke sulmuar më tepër nga krahët i majtë, aty ku Allmuça dhe Prodani bëhen të rrezikshëm me daljet e tyre. Mehmeti hedh në fushë shtatlarti­n Perloshi, ndërsa edhe Troisi bën ndryshime. Rastet e pastra mungojnë në portat respektive, derisa mesfushori nga Gambia, Karamba, futet

në zonë dhe Qarri e pengon. Cjapi akordon penallti dhe nga pika e bardhë shënon Denison, duke kaluar në avantazh Dinamon. Troisi hedh në fushë edhe sulmuesin Pedro, ndërsa në nëntë minutat shtesë miqtë mbrohen mirë dhe i vetmi rast që krijon Flamurtari është me Liçajn, por që godet në mënyrë të gabuar. Kësisoj, gjithçka mbyllet me fitoren minimale të bluve.

 ?? ?? Çast para ndeshjes së djeshme në Vlorë
Çast para ndeshjes së djeshme në Vlorë
 ?? ?? Festa e bluve pas golit të Denison
Festa e bluve pas golit të Denison

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania