Panorama Sport (Albania)

Interi, sulmi në drejtim të paditur ndaj Juves

Vetëm Barela goditi dy herë, sa gabime edhe repartet e tjera

- Përgatiti: NISLI GJINI

Përpjekje pa efekt të Lukakut, Lautaro e Xheko në ditë të errët

shtë e vështirë të flasësh për ndeshjen”, tha Simone Inzagi pas sfidës me Juventusin, i zemëruar për atë prekje me dorë të Rabiosë në rastin e golit, edhe pse vetë fusha foli shumë për sezonin që po kalon Interi. Një sezon me ngritje, por edhe me shumë, shumë ulje. Ndaj bardhezinj­ve vjen humbja e nëntë nga 27 ndeshje të kampionati­t (hera e dytë në shekullin e 21-të, pas 11 humbjeve në sezonin 2011/’12), që do të thotë një e treta e sezonit, ndërkohë që disfata me Juventusin bëhet ndalesa e dytë radhazi pas asaj me Specian dhe e treta në katër ndeshjet e fundit të Serisë A. Zikaltrit patën shansin të blindonin vendin e dytë pas nokautit të Milanit në Udine dhe përballjes direkte midis Lacios dhe Romës, por në vend të kësaj tani e gjejnë veten të tretët, -2 pikë nga bardhekalt­rit e Sarrit dhe me zonën “Champions” që po lëkundet.

REPARTET - Për t’iu kthyer asaj që dhuruan në fushën e lojës, zikaltrit numëruan vetëm dy konkluzion­e të Barelës dhe në gjithë pjesën tjetër të ndeshjes, nuk pati asnjë shkëndijë, ndërkohë që dukej qartazi mungesa e kthjelltës­isë. Interi dhuroi një lojë të ngadaltë, pa shpërthime dhe për më tepër pa Shkriniari­n e Bastonin mbrojtja çaloi dukshëm. Apatia e Dumfrisit në rastin e golit të Dumfrisit është e pajustifik­uar, ndërkohë që e pajustifik­uar ngelet edhe mbështetja e munguar e tij në fazën sulmuese. Brozoviç iu rikthye regjisë, por dukej në një rol të panjohur, ashtu si çuditërish­t dukej edhe Çalhanoglu që iu rikthye rolit të tij të dikurshëm si mesfushor më i avancuar, por kishte gjatë gjithë ndeshjes tendencën të zhvendosej pas dhe të merrte në dorë regjinë, ashtu si ka bërë gjatë këtij sezoni. Zhgënjimi më i madh ama ngelet sulmi, me “Lula”-n që patën një mbrëmje për t’u harruar. Lautaro bën një nga paraqitjet më të shëmtuara të tij, ndërkohë që Lukaku edhe pse përpiqet dhe lufton me mbrojtësit e Juventusit, bën pak në hapësirat e ngushta që i lejon prapavija e Alegrit. Asgjë nuk ndryshon as kur Inzagi hedh në fushë Xhekon për Romelun, me boshnjakun që vazhdon të agjërojë duke qenë se goli i tij i fundit daton më 4 janar. Ishte ai gol që rrëzoi Napolin, që nuk kishte humbur asnjëherë deri atëherë dhe që iluzionoi jo pak Interin dhe tifozët

zikaltër. Duket sikur ka ndodhur një shekull më parë, me Napolin dhe Interin që kanë shkuar në rrugë të kundërta që atëherë dhe me sulmuesit e Interit që ngelën në një tjetër test, i konfirmuar edhe nga fakti që goditjet i përkitën vetëm Barelës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania