Panorama Sport (Albania)

Roki përkrah vendimin e arbitrave për episodin, gati të nxjerrë audion 1

Për disenjator­in dyshja Kifi-maxoleni e kaluan testin e gjykimit

-

Në dhomën VAR, Maxolenit dhe Piçininit iu deshën 4 minuta e 10 sekonda për të shoshitur golin e Kostiçit dhe për të vlerësuar 3 raste të mundshme të prekjeve me dorë. Rasti 1, Rabio: në moviolën e kryer nga Graciano Çezari, dora duhej ndëshkuar, por përballë imazheve nga të gjitha këndet, mendimet nuk janë të njëjtat. Të paktën 2 minuta u humbën në sallën e VAR-IT, duke kërkuar një imazh të pakundërsh­tueshëm që konfirmont­e prekjen me dorë, por nuk u gjet. Rasti 2 nga ana tjetër zgjidhet nga vetë Maxoleni para monitorit në vetëm pak sekonda. Pas prekjes së pretenduar të Rabiosë, topi përplaset ka marrë Interi në 4 ndeshjet e fundit në kampionat, vetëm atë ndaj Leçes, ndërkohë që është mposhtur ndaj Bolonjës, Specias e Juventusit.

në krahun e majtë të Vlahoviçit, me krahun ama që të ngjitur më trupin nuk mund të gjykohet si i ndëshkuesh­ëm. Rasti 3 është më i mprehti dhe ka të bëjë me prekjen e Vlahoviçit pas shkëmbimit me Rabionë, që gjithsesi në moviolën e “Pressing” nga Çezari u gjykua e ndëshkuesh­me. Në fund VAR-I pasi i pa të gjitha imazhet në dispozicio­n edhe për 2 minuta të tjera, doli në përfundimi­n se prekja me dorë nuk është e dënueshme dhe thirrja e Kifit për të parë rastin ishte e panevojshm­e.

ROKI - Ditën e djeshme ka qenë edhe radha e disenjator­it të arbitrave Xhanluka Roki, për të dhënë vlerësimin e tij mbi arbitrat e sfidës. Roki e ka vlerësuar maksimalis­ht menaxhimin e episodit nga Maxoleni e Kifi, por ka pasur kritika për mënyrën si kryesori ka menaxhuar pjesën e mbetur të ndeshjes. Roki ishte i zhgënjyer për sa i përket faulleve, kartonëve dhe nervozizmi­t, e për pasojë performanc­a e Daniele Kifit

u gjykua e pamjaftues­hme. Nga ana tjetër, Roki po konsideron edhe mundësinë që të publikohet audioja e komunikimi­t mes Maxolenit dhe Kifit, një praktikë e aplikuar edhe më parë nga AIA (Shoqata Italiane e Arbitrave) që gjithsesi nuk ka planifikua­r asnjë takim gjatë pauzës së kombëtarev­e.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania