Panorama Sport (Albania)

Fotografia e ekipit, Tonali: 2 javë kohë për t’u rikthyer

Statistika në rënie: Kemi nevojë edhe për Zlatanin

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Probleme kuqezi, mesfushori bën analizën e “djallit”

Në sy të popullit kuqezi Sandro Tonali do të ishte kapiteni perfekt. Sakrificë dhe ndjenjë përkatësie siç e dëshmojnë 34 prezencat sezonale kundrejt 37 ndeshjeve të ekipit. Tri mungesa për shkak skualifiki­mi, dëmtimi dhe rrotacioni. Pas Kalulusë është lojtari më i përdorur nga Pioli. 22-vjeçari është thelbësor për manovrën dhe deri para vitit të ri shërbente 1.84 pasime kyçe për ndeshje, të cilat në 2023-shin kanë shkuar në 1.33. Mesfushori është rritur në duele (nga 3 në 4 për ndeshje) dhe përballje të fituara (nga 1.68 në 1.8), por ka pësuar rënie në raste të krijuara duke kaluar nga 7 para Vitit të Ri në 3 pas 31 dhjetorit 2022. Tonali ka dhënë edhe disa deklarata në lidhje me situatën e ekipit, e cila duket e rënduar ndjeshëm pas humbjes në Udine.

Si e shpjegoni marsin pa fitore të Milanit?

Kanë qenë ndeshje të komplikuar­a dhe do të tentojmë ndryshimin pas ndalesës. Duhet të tregojmë se dimë të bëjmë diferencën mes Champions-it dhe kampionati­t. Nuk është e lehtë, por si lojtarë të nivelit të lartë duhet të reagojmë.

Po Ibra kapiten si ju duket nga këndvështr­imi juaj prej milanisti?

Është thelbësor për ne dhe ka shumë rëndësi që të jetë 100 për qind i përfshirë. Ibra mbetet talent dhe ka cilësi. Ndihma e tij mund të jetë kurdo e dobishme. Shiritin e meritoi në Udine, sepse ia kemi dhe na e ka nevojën. Nuk ishte një çmim për rikthimin e tij pas kaq shumë kohësh.

Problemet fizike të ekipit dallohen. Do ta përballoni dot kalendarin e prillit?

Duhen gjetur energjitë

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania