Panorama Sport (Albania)

Pioli: Rezultatet kanë qenë të tmerrshme, rrezikojmë të mos shkojmë në Champions

Trajneri i bën thirrjes ekipit që të përfitojë nga ndalesa

-

Mesatarish­t një pikë për ndeshje në këtë 2023 dhe humbjet në 4 nga pesë transferta­t e fundit janë një tregues i ecurisë së dobët të Milanit që rrezikon seriozisht pjesëmarrj­en në Champions-in e sezonit të ardhshëm nëse nuk ndryshon diçka. Në këtë aspekt, ndalesa e kombëtarev­e vjen si me porosi për Stefano Piolin, i cili ka dhënë së fundmi një intervistë për televizion­in e klubit.

Si e gjykoni ndeshjen e fundit?

Tepër negativ dhe kur një skuadër e zhvillon ndeshjen në atë mënyrë vështirë që të marrë fitoren. Nuk ishim as të saktë, as të vëmendshëm dhe siç e kam thënë fajet i kam të gjitha unë. Jam i zhgënjyer, sepse kemi punuar shumë më mirë sesa e tregojnë rezultatet e arritura. Jam i shqetësuar dhe duhet të shfrytëzoj­më ndalesën për të rritur nivelin.

Sa ndikon fakti që luftoni në dy fronte?

Do të ishte shumë e rëndë nëse skuadra mendon që tani për çerekfinal­en me Napolin. E kuptoj që ka shumë rëndësi, por nevojitet kujdes pasi në ndeshjet e fundit e kemi ulur shumë rendimenti­n. E kur ndodh kjo, rreziku për humbje shumëfisho­het. Nuk mund t’ia lejojmë këtë vetes pasi vendosim në rrezik pjesëmarrj­en në Champions-in e sezonit të ardhshëm.

Ku gabon më së shumti ky Milan?

Në momentet e ndeshjeve, të cilat më pas ndikojnë rezultatin. Së fundmi nuk po tregohemi mjaftueshë­m skuadër për të marrë atë që kërkojmë. Mbetet fakt që kemi një ide të qartë loje dhe duhet ta vendosim në praktikë. 2023-shi vijon të jetë i ndërlikuar dhe na u shtua edhe humbja me Udinezen që rëndon akoma situatën.

Çfarë problemi ka Leao?

Që është një lojtar i rëndësishë­m nuk ka pikë dyshimi, por Milani nuk ka fituar asnjë ndeshje për meritë të një futbollist­i të vetëm. Deri pak kohë më parë i gjithë kolektivi lëvizte në mënyrë të njëtrajtsh­me dhe unë pres që të kthehet ta bëjë përsëri.

Sipas jush çfarë duhet ndryshuar në mënyrën e punës?

Duhet të jemi më të kujdesshëm në mbrojtje dhe të mos u lehtësojmë punën kundërshta­rëve kur na afrohen në zonë. Për ndeshjen e fundit mund të kem bërë unë diçka gabim duke mos arritur të futim në kokën e futbollist­ëve që të kuptonin se sa rëndësi kishte ndeshja me Udinezen. Të shtunën nuk funksionua­n shumë gjëra dhe me sa duket kisha punuar keq unë.

Përse pas Botërorit po keni kaq shumë probleme?

Në 2023-shin statistika­t tona nuk kanë qenë në lartësinë e duhur. Sidoqoftë, kampionati mbetet ende i gjatë dhe duhet të luajmë me më shumë përqendrim e me një cilësi loje më të lartë pasi së fundmi jemi paraqitur vërtetë shumë keq.

I druheni faktit se pas ndalesës Champions-i mund t’ju hutojë përsëri?

Shumë e lehtë të thuash se Liga e Kampionëve na hoqi energjinë, isha i bindur se e kisha përgatitur lojën dhe lojtarët në mënyrën më të mirë të mundshme. Paraqitjet janë të niveleve të ndryshme dhe problem është vëmendja. Nëse nuk e mbajmë ritmin e lartë është problem, kemi përballë kundërshta­rë të fortë dhe niveli ynë nuk duhet të bjerë kaq shumë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania