Panorama Sport (Albania)

I pret Napoli, por Milani “qan” në transfertë

“Djalli” do vendin e 4-t me mesatare rënie nga kategoria

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

4 nga 5 të humbura larg “San Siro”-s, dobësitë dalin në pah

Faktori “Skudeto” është kthyer në një pikë të dobët. Milani, i cili ka humbur sigurinë dhe identiteti­n e tij, po lufton mbi të gjitha larg “San Siro”-s. Sezonin e kaluar, kuqezinjtë kishin ndërtuar një pjesë të mirë të titullit në transfertë, me një ecuri të pandalshme. Këtë vit, shifrat kanë një pamje tjetër.

NË PASQYRË— Humbja në Udine konfirmon një trend evident. Transferta­t kuqezi këtë sezon shfaqin një vështirësi, e cila përkon me një ekip të vendit të shtatë. Larg “San Siro”-s, Milani ka regjistrua­r 19 pikë (mesatarish­t 1.36) në 14 ndeshje të luajtura, duke shënuar 5 fitore dhe po aq humbje, ndërkohë që kanë ardhur edhe 4 barazime. Problemati­kën e shtojnë edhe vetëm 16 golat e shënuar kundrejt 19 të pësuar. Shumë pak për të konkurruar me Napolin. Shifra të pamëshirsh­me krahasuar me paraqitjen në shtëpi, ku skuadra e Piolit mbetet në Champions, në vendin e katërt me 29 pikë në 13 ndeshje pas Napolit (34), Interit (33) dhe Juventusit (33) dhe +2 ndaj Lacios, ndjekja e parë. Për kuqezinjtë, mesatarja në shtëpi është 2.23 pikë (9 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje), me 28 gola të shënuar (sulmi i dytë më i mirë pas Napolit dhe Juves) dhe 17 të pësuar.

KRAHASIM TITULLI Lidhja me kampionati­n e 19të është e menjëhersh­me. Në

sezonin 2021/22, Pioli ishte fokusuar te titulli me një marshim monstruoz dhe një rekord të ndërtuar me 46 pikë në 19 ndeshje (14 fitore, 4 barazime dhe vetëm një humbje (4-3 e ndaj Fiorentinë­s). Shënime shtesë? Performanc­a e shkëlqyer e sulmit (41 gola) dhe mbrojtjes (19 gola të pësuar, shifër e barazuar që në mars), i dha ekipit mesataren më të mirë të pikëve në transfertë të Serisë A të kaluar (2.42). Për momentin, megjithatë, “djalli” po regjistron një ecuri më të mirë në shtëpi. Nëse sezoni i kaluar përfundoi me 40 pikë të shënuara në “San Siro” dhe një mesatare prej 2.11 për ndeshje, ndërkohë që mesatarja e sotme është 2.23. Në thelb, pak ka ndryshuar në ndeshjet brenda. Për të bërë një ndryshim në finalen e sezonit, Pioli do të duhet të

zgjidhë problemin e transferta­ve. Gjithashtu për shkak se ka një fakt tjetër që godet trupën kuqezi: Ekipi ka humbur 4 nga 5 ndeshjet e fundit jashtë, po aq humbje jashtë si ato të regjistrua­ra në 54 ndeshjet e mëparshme larg Milanos.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania