Panorama Sport (Albania)

Ecuria e dobët, Maldini dhe trajneri nën akuzë nga “Redbird”

Dikush duhet të paguajë pasojën, ja kush rrezikon

-

Edicioni i djeshëm i “La Gazzetta dello Sport” flet për Milanin dhe në mënyrë të veçantë për të ardhmen e Paolo Maldinit të Stefano Piolit. Kuqezinjtë vijojnë të jenë në garë të plotë për Ligën e Kampioneve, teksa në Serinë A zënë vendin e katërt të ndjekur nga Roma dhe Atalanta, përkatësis­ht një dhe tri pikë larg. Shumë pak, pasi bilancet e vitit 2023 të “djallit”, të paktën deri më tani, janë negative. Skuadra e Piolit ka fituar vetëm një pikë në tri ndeshjet e fundit kundër Fiorentinë­s, Salernitan­ës dhe Udinezes, edhe pse në mes ishte barazimi emocionues në Londër kundër Totenhemit që i lejoi kuqezinjtë të arrinin në çerekfinal­et e Champions-it. në 10 minutat e para të ndeshjeve ka pësuar Milani gjatë kampionati­t, dy nga të cilët kanë ardhur pikërisht kundër Udinezes. Një të shtunën e kaluar dhe një në fazën e parë kur Bekao gjente rrugën e rrjetës pas dy minutash.

Deri më tani Pioli është nën akuzë, por edhe Maldini, i cili me afrimet e verës së kaluar nuk arriti t’i jepte ekipit shtysën e nevojshme për të konkurruar rishtazi për titullin. Dy “të pandehur” që do të përballen me bilancet e klubit në fund të sezonit dhe surprizat nuk janë të përjashtua­ra apriori. URDHËR NGA PRONARI - Pavarësish­t

të gjithave, kjo rrugë mund të mos i kënaqë pronarët dhe në veçanti Xherri Kardinalen, i cili vetëm pak ditë më parë në “MIT” foli për vazhdimësi. “Detyra jonë është një përfitimi nga ky investim. Ajo që mund të kontrolloj­më është qëndrueshm­ëria, e cila do të zvogëlonte problemet në performanc­ë dhe ecurinë. Ideja e një investitor­i është të punojë në mënyrë konstante”, tha numri një i “Redbird”. Pas ndalesës së kombëtarev­e, Milani do të duhet të kthehet të bëjë kthesën në prill, pavarësish­t se thuajse gjithmonë do të duhet të përballet me Napolin dhe më pas me Romën për një përballje dramatike me një rival me të cilin duelon për kualifikim në Champions.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania