Panorama Sport (Albania)

Verdikti i “Klasikes”, askush nuk e ka humbur me +12 pikë

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Me fitoren 2-1 ndaj Realit, Barcelona numëron 68 pikë në 26 ndeshje në La Liga (22F 2B 2H), 12 pikë më shumë se Reali i Madridit në vendin e dytë. Shifrat i japin të drejtë skuadrës së Ksavit. Sepse asnjë ekip nuk e ka humbur titullin me një avantazh të tillë në këtë pikë të kompeticio­nit në të gjithë historinë.

- Barcelona ka fituar tri ndeshje radhazi në "El Clásico" në të gjitha kompeticio­net për herë të parë që nga janari 2012 me Pep Guardiolën në stol, teksa në krahun tjetër ishte Zhoze Murinjo.

- Barcelona ka fituar një ndeshje kundër Real Madridit, pasi pësoi golin e parë të takimit për herë të pestë në La Liga në shekullin XXI, hera e parë që e bën këtë në "Camp Nou".

- Goli i Frank Kesit në 91:02 të ndeshjes është goli i dytë i fitores i shënuar më vonë në një "El Clásico" në të gjitha takimet në shekullin XXI (Lionel Mesi në 91:48 në prill 2017 në La Liga).

- Barcelona ka arritur fitoren e parë në shtëpi kundër Realit të Madridit që nga tetori 2018 (5-1), duke i dhënë fund një serie prej katër ndeshjesh radhazi në shtëpi pa fitore në "El Clásico" (2B 2H).

- Autogoli i Arauhos ishte autogoli i pestë i shënuar në "El Clásico" në shekullin XXI. Ai është i dyti nga një lojtar i Barcelonës pas Xherard Pikesë në Superkupën e

Spanjës në vitin 2017.

- Dy nga katër golat e fundit të shënuar në "El Clásico" në të gjitha kompeticio­net kanë qenë një

autogol (Eder Militao në ndeshjen e parë të gjysmëfina­leve të Kupës së Mbretit dhe Ronald Arauhos në La Liga).

- Serxhi Roberto ka shënuar katër gola në La Liga 2022-2023 (17 ndeshje), rekordi më i mirë për të në një sezon, shënimi më i mirë i golave në të njëjtin sezon në të gjithë karrierën e tij në kompeticio­ne.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania