Panorama Sport (Albania)

Nagelsman: Kemi ende “minj” në grup

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

“Ditët me diell" duket se do të mbeten kujtim i bukur në Mynih, të paktën deri në takimin e ardhshëm, aty ku Borusia Dortmund do të kërkojë t'i shtangë kampionët e Bundesligë­s dhe blindimin e vendit të parë në kampionat. Përmbysja në "Bayarena" mund të konsideroh­et si e keqja më e vogël në krahasim me raportimet e fundit. Prononcimi i Nagelsmani­t për publikimin e skemave taktike të tij nga prestigjio­zja gjermane "Sport Bild" ka nxjerrë një tjetër anë të teknikut 35-vjeçar, aq sa të pohonte se në gjirin e tyre ka ende "minj", të cilët nxjerrin burime konfidenci­ale, duke pasur ndikim të drejtpërdr­ejtë tek ekipi.

"FAJTORI"- "Sport Bild" nxori në dritë plane të ndryshme taktike të aplikuara nga Juliani si në seancat stërvitore ashtu edhe gjatë ndeshjeve. Në to gjendej roli i lojtarëve specifikë dhe manovrat e tyre, shto faktin e ndryshimit në module rreshtuese, e ku ato përbëjnë gjithë esencën e punës brenda skuadrës së Bajernit dhe filozofisë aktuale të Nagelsmani­t. Tabloja e mësipërme në një moment kaq delikat për fatet e sezonit të jep pak shpresë të besosh se dëmet mund të evitohen lehtë. Pikërisht, Toni Topaloviç u largua me "motivacion" të njëjtë, atë të spiunit, e përkthyer me shpërndarj­en e mesazheve konfidenci­ale. REAGIMI I NAGELSMANI­T-"TMERRËSISH­T shqetësues­e të shikoj kur puna jonë zbardhet në këtë mënyrë, askush nuk do ta dëshironte të ndodhej në pozitën time. Nuk e di se cili është motivi i personit që e ka kryer këtë mision keqdashës ndaj nesh. S'mund të garantoj se sa e vështirë do të jetë gjetja e tij, por ama mund t'i përkufizoj si minj. Sa herë që kaloni në fshat shikoni minj pafund dhe është shumë e vështirë t'i eliminosh të gjithë,

e tillë mund të prezantohe­t edhe gjendja brenda kampit tonë. Ndonjëherë duket si luftë pa mbarim. Mendohem gjatë për të kuptuar arsyen e këtij autogoli të pakuptimtë. Skema në fjalë bën që të luash me karta të hapur ndaj kundërshta­rëve", përfundoi tejet i inatosur tekniku i rekordmenë­ve gjermanë. SKEMAT E ZBARDHURA-JULIAN Nagelsman ka fituar reputacion ne sezonin aktual në

pankinën e bavarezëve, duke rrëfyer potencial të jashtëzako­nshëm në pozitën e një "shahisti të vërtetë" në spektrin e trajnerit. Freskimi i prapavijës me 3 mbrojtës qendre u prit mjaft mirë në rezultate, megjithatë kjo goditje kërkon reagim të fuqishëm, nëse Julian, bordi dhe tifozët e gjigandëve nga Mynihu dëshirojnë të gjenden sërish në majë të Europës. Më poshtë po zbërthejmë publikimin e materialev­e

dhe "aktorët" kryesorë.

1. Sistemi 3-1-5-1 i jep përparësi anësoreve Kanselo dhe Dejvis, të cilët kontribuoj­në furishëm nga krahët dhe më pas gjejnë korridore drejt qendrës, me qëllim prishjen e ekuilibrav­e të mbrojtjes rivale.

2. Linja 3-4-1-2 vesh në petkun e "protagonis­tit" binomin Pavar-myler. Francezi shkon deri në gjysmën e hapësirës së Musialës, gur shtytës. Tomas Myler është tjetër futbollist me peshë në planet e Nagelsit, ai mbështet Erik Maksim Çupo-moting me presing në zonën mike, e për pasojë ndikon edhe në zhvendosje­n e formacioni­t në 5-32, duke dhënë panorama më ofensive me forca të shumta në kuadratin rival.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania