Panorama Sport (Albania)

Tjetër fitore për Skënderbeu­n, mund Teutën në sfidën e prapambetu­r

VOLEJBOLL FEMRA/ Korçaret triumfojnë 0-3 në Durrës

-

Skënderbeu ka regjistrua­r fitoren e radhës në Superligën e volejbolli­t të femrave, teksa ka mundur dje Teutën në Durrës me rezultatin e pastër 0-3, takim ky i prapambetu­r, i vlefshëm për javën e 11-të. Sfida e zhvilluar në pallatin e sportit “Ramazan Njala” dhuroi rivalitet vetëm në setin e parë, me Teutën që për pak desh i befasoi kampionet në fuqi, duke kryesuar përkohësis­ht 21-17, teksa korçaret e kishin nisur me shumë ndryshime në formacion ndeshjen. Megjithatë, Skënderbeu reagoi menjëherë, duke shpërthyer në pikë të njëpasnjës­hme për të përmbysur në 2125 me pikën e fundit të Gjatës direkt nga shërbimi. Seti i dytë dominohet totalisht nga korçaret

(21-25, 6-25, 16-25)

TEUTA: Prrenjasi, Matoshi, Lazaj, Domi, Hitaj, Memolla, Beqja (L)/ Bici, Begeja. Trajner: Edmond Jazexhi

SKËNDERBEU: Mikopula, Haynie, Kalludra, Ramo, Naço, Gjata, Mehmeti (L)/ Williams, Bego, Okuhara, Miliku, Suvarija. Trajner: Orlando Koja

GJYQTARË: A.nurja, K.tota

e trajnerit Orlando Koja, ndërsa bregdetare­t realizuan vetëm 6 pikë gjithsej, ndërkohë që Ramo shënoi pikën e 25-të për miket. Në setin e tretë Teuta provon fillimisht të rezistojë, por gradualish­t Skënderbeu nis ta diktojë lojën për ta fituar setin 16-25, teksa protagonis­te e “match point”-it ishte Kayla Williams,

kjo e fundit ishte edhe lojtarja më e mirë e ndeshjes, duke realizuar plot 18 pikë për korçaret. Skënderbeu do të vijojë turin e sfidave të prapambetu­ra në Shqipërinë e Mesme, teksa sot në orën 14:00 në “Asllan Rusi” do të përballet me Barletin, takim i vlefshëm për javën e 12-të.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania