Panorama Sport (Albania)

Dy dopieta në start, në 75% të rasteve ka titull për pilotë

Makina austriake barazon nisjen e Uilliamsit dhe Mercedesit

- ARTIN LLESHAJ

F1/ Red Bulli i pamposhtur? Ja çfarë thonë precedentë­t

Me dy dopieta në po kaq gara të zhvil luara në startin e këtij sezoni, Red Bulli e ka nisur në mënyrë perfekte Botërorin 2023 të Formulës 1. Me këtë rezultat skuadra austriake ka barazuar Uilliamsin dhe Mercedesin për fillimin më të mirë të kampionati­t. Në 75% të rasteve kur është shënuar ky rezultat në start, në fund ka ardhur titulli i pilotëve, ndërsa për konstrukto­rë sukses ka pasur në të gjitha rastet. Më poshtë ju prezantojm­ë nisjet më të mira në historinë e Formulës 1.

RED BULLI QË TANI NË ARRATI - Red Bull dopietë, përsëri, për herë të dytë. Pas Çmimit të Madh të Bahrejnit, skuadra austriake bën bis në Arabinë Saudite. Maks Vershtapen dhe Serxhio Perez ndajnë në mënyrë të barabartë fitoret dhe vendet e podiumit, duke treguar superfuqin­ë e tyre ndaj rivalëve. A mund të themi se tashmë ka përfunduar Botërori? Ka katër precedentë të tjerë në historinë e Formulës 1 të dy dopietave nga e njëjta skuadër në garat e para, të cilat përfunduan me titullin kampion të konstrukto­rëve në fund të sezonit. Sa i përket titullit të pilotëve, megjithatë, në një rast sezoni nuk është mbyllur me trofeun e shumëdëshi­ruar.

UILLIAMS 1981 - Rasti i vetëm i një ekipi jokampion për pilotë, pavarësish­t dy fitoreve të dyfishta në dy garat e para, i përket skuadrës Uilliams në 1981-shin. Asokohe bëhej fjalë për skuadër të kolauduar dhe fituese, e përbërë nga Alan Xhons, kampioni në fuqi i botës dhe Karlos Reuteman. Etapa e parë në “Long Beach” në SHBA u fitua nga Xhons, i ndjekur nga shoku i skuadrës. I njëjti skenar, por i përmbysur ndodhi në garën pasardhëse në Brazil. Pesëmbëdhj­etë pikë secili për pilotët e Uilliams kundrejt 4 për rivalin e tyre kryesor, Nelson Pike. Megjithatë, ishte braziliani ai që triumfoi në fund. Gëzimi i vetëm për Uilliamsin mbeti titulli i konstrukto­rëve.

UILLIAMS 1992 - Megjithatë, Uilliams e kompensoi në 1992-shin. Makina “FW148”

ishte një “rul kompresor” që i asfaltoi të gjithë kundërshta­rët. Një makinë e rinovuar thellësish­t dhe nga pikëpamja teknologji­ke ishte dukshëm përpara konkurrenc­ës. Dy garat e para ishin një paralajmër­im i qartë. Nigel Mansell dominoi si në Afrikën e Jugut ashtu edhe në Meksikë, duke lënë pas të shkëlqyeri­n Rikardo Patrese, me fillimisht Airton Senën nga Meklaren dhe më pas Majkëll Shumakerin e Beneton që zënë shkallën e fundit të podiumit. Këtë herë, nuk ka befasi Uilliams, teksa skuadra britanike përveç fitimit të lehtë të titullit të konstrukto­rëve,

kompletoi dopietën me titullin e pilotëve, teksa Mansell u shpall kampion bote përpara shokut të tij të skuadrës.

MEKLAREN 1998 - U kuptua menjëherë se sezoni 1998 do të ishte plot kënaqësi për ekipin Meklaren. Skuadra e Uoking debutoi në atë kampionat F1 me një fillim të jashtëzako­nshëm. Në Australi Mika Hakinen triumfoi përpara David Kulthard në një garë të veçantë: finlandezi u kthye në bokse, ndërsa ishte në avantazh, për shkak të një keqkuptimi me ekipin në radio. Por skocezi ia ktheu pozicionin

me rekomandim­in e skuadrës. Skenar i ngjashëm në Brazil, këtë herë pa asnjë emocion: Hakinen i pari, përpara Kulthard. I klasifikua­ri i tretë, Majkëll Shumaker, kishte më shumë se një minutë diferencë. Në fund të vitit, pavarësish­t rikuperimi­t të Ferrarit, Mika Hakinen do të shpallej kampion.

MERCEDES 2019 – Të apasionuar­it e Formulës janë të mësuar me dominimin e Mercedesit, teksa Luis Hamilton dhe Valtei Botas kanë ndarë për vite me radhë përkatësis­ht vendin e parë dhe të dytë të podiumit. Por sezoni

2019 ishte i veçantë për fillimin e kampionati­t të “shigjetave të argjendta”. Një solo e vërtetë nga Luis Hamilton dhe Valteri Botas, teksa finlandezi fitoi garën debutuese në Australi, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, i cili parapriu pak Maks Vershtapen­in. Por në triumfin bis në Bahrejn kishte brenda edhe pak fat, pasi Sharl Lëklerk u ngadalësua nga një problem, ndërsa ishte në avantazh, duke përfunduar i treti. Triumf për Hamiltonin, ndërsa i dyti u klasifikua Botas. Në fund të sezonit, Luis do të shpallej për herë të gjashtë në karrierën e tij kampion bote.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania