Panorama Sport (Albania)

Gilman Lika: Miloti dhe Sinani janë të duhurit për Vllazninë

- ADMIR URUÇI

Gilman Lika, ishkapiten­i i Vllaznisë, ka folur dje për “Panorama Sport” rreth situatës në ekipin shkodran. Ai ka vënë theksin te mungesa e lojës nga kuqeblutë. Ish-mesfushori, që sot është një ndër trajnerët e akademisë Vllaznia, shpreh keqardhjen për largimin e teknikut Josa, por në një situatë të tillë, kur mungojnë rezultatet e loja, gjithmonë trajneri është ai që ndëshkohet i pari. Ai është i mendimit se dyshja Miloti e Sinani duhet të mbylli këtë pjesë të sezonit dhe t'i besohet plotësisht atyre deri në fund.

A ka një shpjegim sipas jush, situata që po kalon Vllaznia?

Ne vlerësojmë atë që shikojmë nga jashtë, nuk i dimë gjërat e brendshme. Për mua, e kam theksuar edhe herë të tjera, problemi më i madh janë oshilacion­et që ka pasur ekipi. Këtë e kam deklaruar edhe më herët, që tani duhen rregulluar këto probleme nëse duam të shkojmë më lart në tabelën e klasifikim­it.

Çfarë ndodhi sipas jush në takimet e fundit?

Të jem i sinqertë nuk më ngroh loja në këto ndeshjet e fundit edhe pse mund te kemi marrë apo edhe pse u kualifikua­m ndaj Partizanit në Kupë, por si lojë mendoj se ka çaluar shumë. Një ekip i mirë minimalish­t në ndeshje duhet të krijoj raste për gol dhe të prodhojë lojë.

Si e shihni largimin e Josës?

Me vjen keq për profesor Mirelin, ndoshta nuk është komplet përgjegjës­ia e tij, por kështu ndodh me postin e trajnerit, kur nuk ecin rezultatet është ai i pari që e pëson.

A ishte në momentin e duhur?

Nuk e di të them saktë a ishte në momentin e duhur se në këto situata është thikë me dy presa. Mund të marrin për mirë lëvizje të tilla apo edhe e kundërta. Shpresoj shumë që të ndryshojë për mirë situata.

Sa do të ndikojë te skuadra një largim i tillë, sidomos në klimën e brendshme?

Ata janë djem të rritur dhe profesioni­stë. Nuk duhet të lejojnë që kjo situatë të ndikojë keq për ekipin. Gurishta i pari si kapiten duhet të mbledhë gjithë ekipin dhe të flasin gjithë bashkë për të ruajtur frymën e grupit apo për të zgjidhur ndonjë problem që mund të kenë mes tyre. Kjo gjithmonë nëse ka ndonjë gjë që shqetëson.

A do t'i besohet dyshes Miloti-sinani apo drejtuesit duhet të shikojnë për të gjetur zëvendësue­sin e Josës?

Më mirë se e njohin ekipin ata nuk e njeh kush tjetër. Kështu që mendoj se duhet t'u besohet atyre deri në fund.

A ka më shpresa Vllaznia për të pretenduar për titull apo duhet që të shikoj objektivin minimal, Kupat e Europës përmes kampionati­t?

Të jem i sinqertë tani është pak e vështirë të flasësh për titull, duke u bazuar edhe te lojërat e fundit, megjithatë për derisa matematika e lejon dhe ne të gjithë si shkodranë shpresojmë që të bëhet një kthesë e madhe si në lojë ashtu edhe në rezultate. Mendoj që çdo ndeshje duhet ta konsideroj­në si finale. Ndeshja e radhës është ndaj Bylisit dhe gjithë përqendrim­i duhet të jetë në atë ndeshje për ta fituar atë, e kështu me radhë deri në fund.

A mund të jetë Vllaznia sërish fituese e Kupës?

Pa diskutim që mund të jetë. Nëse të gjithë lojtarët japin maksimumin e tyre, atëherë pse jo të mos pretendojm­ë që të fitojmë si mos asnjë herë për të tretin vit me radhë trofeun e Kupës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania