Panorama Sport (Albania)

“Vendos për pak orë...”, Longo joshet nga Flamurtari

“Menaxhim si në Serinë A, ngrohtësia e tifozëve me ka goditur”

- VLADIMIR MEMA

Rrëfehet italiani, që ishte në Vlorë dhe takoi administra­torin

Diego Longo joshet nga Flamurtari, e megjithatë ka kërkuar pak orë kohë për të vendosur. Italiani ishte në Vlorë të hënën, ku ndoqi nga afër ndeshjen e sezonit. Dhe kjo vizitë nuk ka qenë rastësore, por e planifikua­r. Ai ishte ftuar nga vetë drejtuesit kuqezinj për të parë ambientin dhe diskutuar mundësinë e një bashkëpuni­mi. TAKIMI

Në një prononcim të dhënë ekskluzivi­sht për “Panorama Sport”, ish-tekniku i Kukësit tregon të vërtetën e takimit me Sinan Idrizin dhe përshtypje­t që i lanë tifozët. Për të, do të ishte e bukur t’i jepte ndihmën për t’u rikthyer në elitë, duke dhënë edhe sinjalin e parë për një bashkëpuni­m midis palëve. “Isha mysafir i Flamurtari­t në ndeshje dhe u kënaqa duke takuar njerëz

shumë të mirë dhe profesioni­stë si menaxheri dhe presidenti. Vetë publiku më goditi me ngrohtësin­ë e tij të jashtëzako­nshme. Padyshim që Flamurtari ka një qytet, një menaxhim dhe tifozë të Serisë A dhe t’i ndihmosh ata të kthehen do të ishte diçka e bukur”, u shpreh fillimisht

italiani, të cilit i ka lënë mbresa të mira qyteti i Vlorës. VENDIMI

Në lidhje me mundësinë reale që të marrë në dorë “frenat” e pankinës vlonjate, trajneri la të nënkuptohe­j se e kishte marrë tanimë një ofertë nga Sinan Idrizi. E megjithatë, vendimin do ta

merrte pasi të konsultohe­j me familjen dhe ndihmësit e tij. “Unë jam duke shkuar në shtëpi për të diskutuar këtë mundësi me familjen dhe shoqëruesi­t dhe do të marr një vendim në orët e ardhshme”, u shpreh në prononcimi­n e tij të shkurtër, Diego Longo. Duket se trajnimi i tij

në Kukës sezonin e kaluar ka lënë mbresa të mira në vendin tonë, teksa më herët u lakua edhe për pankinën e Egnatias pak muaj më parë. Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse do të ketë një tjetër aventurë në vendin tonë, kësaj here në radhët e vlonjatëve në Kategorinë e Parë.

 ?? ?? Diego Longo, kandidat për stolin e Flamurtari­t
Diego Longo, kandidat për stolin e Flamurtari­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania