Panorama Sport (Albania)

Idrizi: “Korbat” e Komitetit na dërgojnë manekinë me bilbil

FLAMURTARI/ Presidenti shpërthen në akuza

-

Presidenti i Flamurtari­t, Sinan Idrizi, ishte i ftuar ditën e djeshme në emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”. Ai foli për ndeshjen e tensionuar mes Flamurtari­t dhe Dinamos, e cila u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të bluve. Idrizi bëri deklarata shumë të forta ndaj Komitetit Ekzekutiv të FSHFSË. Kreu i klubit theksoi se, edhe pse ata nuk e duan Flamurtari­n në Superiore, lojtarët do të bëjnë të pamundurën për të arritur objektivin. “Atmosfera në përgjithës­i është optimiste, por pas situatave të shëmtuara në ndeshjen e së hënës është pak e tensionuar. Jemi afër pritshmëri­ve, nuk jemi larg, por diku afër. Nuk komentoj arbitrat, unë komentoj atë shfaqje të shëmtuar që arbitrat me porosi të drejtuesve të tyre vendosën të na ofronin në Vlorë. Pra, në një stadium të tejmbushur dhe me entuziazëm, këta janë ekzekutues­it e fundit të vendimit që merret nga burracakët. Ata nuk janë në gjendje të fitojnë ndeshjet në fushë, por në tavolina dhe bëjnë atë që të gjithë e patë. Unë komentoj ata që rrinë pas manekinëve, që janë frymorë dhe nuk kanë pikën e ndërgjegje­s për profesioni­n që kanë marrë përsipër të bëjnë. Jam i drejtpërdr­ejtë dhe e kam fjalën për Komitetin Ekzekutiv pranë FSHF-SË. Janë ata që tallen me djersën tonë, unë investoj individual­isht. Zotërinjtë që organizojn­ë këtë garë duhet të kenë turp që shfaqen me këtë mentalitet. Në këtë kategori kanë hyrë në lojë të gjithë korbat e politikës, që janë të deleguarit e të gjitha qarqeve, që meqë është fushatë elektorale, po prishin garën. Kanë hyrë korbat që duan të nxjerrin me patjetër ekipet e tyre. Janë të gjithë korba që duan të fitojnë ndeshjet në tavolinë dhe jo në fushë. Këta kanë një kryekorb, që është Komiteti”, ka thënë Idrizi.

SITUATA ME TRAJNERIN

I ngacmuar se pse u largua trajneri brazilian Marcelo Troisi, në një kohë që përgjegjës për humbjen në ndeshjen me Dinamon u bë arbitri, presidenti i Flamurtari­t u shpreh: “Unë me trajnerin kisha bërë një marrëveshj­e miqësore. Marselo Troisi më tha sot: ‘Të lutem më trego pak nga ndeshja një moment kur Dinamo gjuajti 1 herë në portë?’ Por unë ngaqë nuk bëj një analizë teknike, nuk i ktheva përgjigje. Ata e fituan si e fituan, por e përsëris, që ndeshje të tilla nuk dua t’i fitoj kurrë në tavolinë. Nëse këta nuk e duan Flamurtari­n në Superiore, le të vazhdojnë. Sa i përket stolit, jemi në kontakt me 3 trajnerë. Deri nesër (sot) në mbrëmje mund të kemi një vendim. Ne kur i futemi një gjëje e bëjmë, nuk lejojmë alternativ­ë të tretë, edhe nëse faktorët subjektivë do të luajnë keq kundër nesh”. VENDIMI PËR ARBITRIN Në fund Idrizi nuk kurseu as arbitrin Kreshnik Cjapi, i cili akordoi një penallti që tërboi vlonjatët në sfidën me Dinamon. “Unë pres me padurim vendimin e FSHF-SË për këtë djaloshin, i cili nuk ka pikën e ndërgjegje­s, që luan me djersën e të tjerëve, që nuk e di nëse ka nënë ose baba në shtëpi. Si mund të ndihet familja e tij kur sheh që ai shahet në kor për një veprim. A ka një moral apo një nder pune ky njeri? Duhet të bëjë analizat e gjakut dhe të shikojë sa e ka ADN-NË e ndershmëri­së. Nëse djali ka një bipolarite­t, atëherë të na tregojë arsyet që e kanë shtyrë në këtë vendim. Unë nuk merrem me fjalët e klubeve. Nuk na rrahin dot në fushë, le të na rrahin me arbitrat. E kam thënë, ose të jemi të parët ose të fundit”, përfundoi kreu i klubit vlonjat prononcimi­n e djeshëm për “Panorama TV”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania