Panorama Sport (Albania)

Bardhi: Dinamo e mbajti presionin

“Më pëlqeu skuadra, tregoi karakter në fushë dhe atë që unë kam kërkuar gjithmonë”

- FATJON RUPI

Presidenti i bluve është i kënaqur me fitoren në Vlorë, por kërkon vazhdimësi

Dinamo e ka përm bysur situatën shumë shpejt pas humbjes me Apoloninë. Fitorja 0-1 me Flamurtari­n në Vlorë ka bërë që blutë ta kenë në dorën e tyre fatin dhe jo të varen nga të tjerët për objektivin e ngjitjes në Superiore. Kanë mbetur edhe 6 javë kampionat deri në finish dhe kryeqyteta­sve u mjafton të ruajnë pozicion aktual për të siguruar elitën, ndërsa titulli kampion do ta bënte edhe më të bukur këtë sezon. Kalendari është i pranueshëm për blutë, që kanë tri ndeshje brenda me Korabin, Besën dhe Tërbunin, ndërsa shkojnë në transfertë ndaj Turbinës, Lushnjës dhe Luzit. Presidenti i Dinamos,

Adrian Bardhi, ka folur dje për “Panorama Sport”, në lidhje me fitoren në Vlorë, duke mos e fshehur entuziazmi­n. Ai ka vlerësuar reagimin e skuadrës dhe faktin që lojtarët e përballuan mjaft mirë presionin. “Jam i kënaqur nga ajo ndeshje, pa diskutim. Jam i kënaqur nga e gjithë skuadra, jo se u bë ndonjë lojë spektakola­re, por sepse Dinamo tregoi karakter në fushë. Është ajo që unë kam kërkuar gjithmonë. Po ashtu, më pëlqeu shumë fakti që futbollist­ët e përballuan mirë presionin e një ndeshjeje kaq të vështirë dhe të rëndësishm­e. Aq më tepër që ne vinim pas një humbjeje. Asgjë nuk ka përfunduar

ende, ne duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një, duke vlerësuar maksimalis­ht çdo kundërshta­r dhe çdo fushë. Besoj se skuadra do të përmirësoh­et më tej, pasi na kthehen edhe disa lojtarë që kanë pasur probleme fizike. Tani le të shohim përpara për ta mbyllur me sukses këtë kampionat

të vështirë dhe ta çojmë Dinamon atje ku duam të gjithë. Duhet përqendrim dhe seriozitet deri në fund”, është shprehur kreu i klubit dinamovit. Ndërkohë, pas fitores ndaj Flamurtari­t në Vlorë edhe atmosfera brenda skuadrës është rritur ndjeshëm. Stafi dhe grupi i futbollist­ëve kanë më shumë

besim për arritjen e objektivit. Tronditja që Dinamo pësoi pas humbjes në “Selman Stërmasi” me Apoloninë është lënë pas. Morali është rritur dhe tashmë dinamovitë­t kanë gjithë qetësinë e nevojshme për të përgatitur në mënyrën më të mirë ndeshjen e radhës me Korabin në shtëpi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania