Panorama Sport (Albania)

Kampionet e Ligës Unike, Bujari: Fitorja e Partizanit... si film

“Jemi të programuar për titullin kampion, tani duhet të na kenë frikë”

- ARTIN LLESHAJ

Trajnerja e të kuqeve rrëfen emocionet e suksesit mbarëkombë­tar

Një javë më parë Partiza ni i basketboll­it të fem rave realizoi një prej arritjeve më të rëndësishm­e në historinë e klubit, duke fituar Ligën Unike, kompeticio­nin mbarëkombë­tar me skuadrat më të mira nga Shqipëria dhe Kosova. Pas këtij suksesi, trajnerja Eliverta Bujari u rikthehet emocioneve të përjetuara në Vlorë, me Partizanin që ngriti lart trofeun. Në një intervistë të gjatë për “Panorama Sport”, trajnerja kryeqyteta­se tregon me detaje rrugën e të kuqeve drejt triumfit. Bujari analizon fazën “Finale 4”, që u mbajt në qytetin bregdetar, por edhe ecurinë e të gjithë edicionit. Trajnerja e quan suksesin ndaj Flamurtari­t në finale një revansh, ndërsa nuk i kursen “thumbimet” për rivalet. Me fitoren e Ligës Unike, sipas trajneres tashmë janë kundërshta­ret ato që duhet t’i frikësohen Partizanit. Erta komenton gjithashtu edhe situatën e vështirë në kombëtaren e femrave.

Eliverta, t’i rikthehemi edhe një herë suksesit në Ligën Unike, cilat ishin emocionet që përjetuat?

Emocionet e Ligës Unike janë të papërshkru­eshme, por të them të drejtën edhe pse mund të më quani të “çmendur”, e prisja fitoren. Në mendjen time kisha një film të tillë, që do të fitonim ndeshjen e fundit të Ligës Unike me Flamurtari­n në Vlorë.

Në Vlorë bëtë një paraqitje të shkëlqyer edhe në takimin e fundit të sezonit të rregullt...

Përgatitëm një ndeshje perfekte, duke u shkëputur deri në 25 pikë. Një ndeshje që na vlente për të shkuar në gjysmëfina­le, ku gjenim Bashkimin, ekipin më të fortë. E dinim që nëse do të fitonim kundër Bashkimit, Flamurtari do të kishte frikë nga ne, duke e qenë se e kishim mundur në ndeshjen e fundit të sezonit në Ligë dhe do ta kishim më të thjeshtë. Ky ishte realisht i gjithë skenari në mendjen time edhe pse gocat nuk ishin më këtë mendim dhe më thoshin më mirë të ndeshemi me Flamurtari­n në gjysmëfina­le.

Ndërkohë në gjysmëfina­le eliminuat Bashkimin në një ndeshje për “infarkt” të vendosur vetëm në frymën e fundit...

Në 10 sekondat e fundit erdhi skema ashtu sikurse e kisha përgatitur. I kam thënë Colemanit, që të marrë topin pa frikë, do të marrësh bllokun, do të depërtosh dhe do të japësh pasin te lojtarja e parë që do të jetë e lirë, pasi do të jenë të gjitha gati për 3 pikë. Ne kemi bërë stërvitje për këtë punë dhe do ta bëjmë kosh. Ndodhi që për ta finalizuar i qëlloi Franklinit, e sapoardhur. Ajo e shënoi dhe shkuam me moral shumë të lartë në finale.

Si u prit kalimi në finale?

Njerëzit më thoshin “bravo, arritët deri në finale”, madje edhe mami më shkroi duke më thënë “merre me qetësi, ju keni fituar tashmë duke shkuar në finale”. Shefi i klubit, Shkëlqim Muça, gjithashtu më tha se e kemi fituar, por unë kërkoja trofeun dhe nuk mjaftohesh­a vetëm më vajtjen në finale. Nuk e besonte njeri që do të fitonim, por e rëndësishm­e ishte që unë besoja ashtu sikurse edhe gocat.

Çfarë u keni thënë lojtareve para finales?

Kemi ngrënë drekë dhe kemi bërë një mbledhje. Ndërkohë që shikoja ekipet e tjera që bënin nga 7-8 mbledhje, unë kam dashur gjithmonë që mos t’i ngarkoj shumë lojtaret e mia në këtë aspekt dhe i kam lënë deri në një farë pike të qeta. U kam thënë që t’i gëzohen fitores kundër Bashkimit dhe se e kemi çuar deri aty ku ne deshëm, ndërsa tani është momenti për të përsëritur atë që ndodhi në gjysmëfina­le. U thashë që do të gjenin një pallat sporti plot, por që duhet të fokusohemi vetëm te topi, te koshi, te kundërshta­ri dhe te trajnerja. Mendojeni nëse e bëni dot apo jo këtë që po u kërkoj, por të gjitha ishin të gatshme për të treguar se ne jemi ekipi më i mirë.

Cila është fraza me të cilën i motivoni më shumë lojtaret?

Ajo që u them më se shumti për t’i motivuar është se ne kemi njëratjetr­ën. Kur kemi njëra-tjetrën kemi gjithçka dhe nuk duam asnjë ndihmë tjetër përveçse njëra-tjetrës. Ekipi i Partizanit ka disa pika referimi dhe vajzat kanë një harmoni të jashtëzako­nshme mes tyre dhe jam shumë e lumtur që e kam arritur këtë në një ekip që më parë nuk ka pasur të huaja. Vajzat shqiptare e kanë përkrahur filozofinë time, të huajat gjithashtu e kanë përkrahur filozofinë që vendëset duhet të jenë bazë e këtij e programi.

Një finale fantastike nga Partizani, duke dominuar nga fillimi e deri në fund në një fushë të vështirë si ajo e Vlorës...

Finalja shkoi sipas çdo plani. E kishim përgatitur me detaje dhe bëmë një rotacion të shkurtër nga stoli. Në të vetmin moment na rrëshqiti pak në ato 3-pikësha, për faktin se patëm një ngarkesë ma faulle në qendër, duke u detyruar që të kalonim në zonë. Megjithatë, asgjë nuk doli jashtë planit dhe jam shumë e lumtur që ekipi pati një linjë, të cilën e ndoqi deri në fund duke merituar gjithçka. Çdo njeri që më ka dhënë dorën në fund më ka thënë që ishte një fitore e merituar dhe kjo është më e rëndësishm­ja, e të bën akoma më shumë krenar.

Kujt ia dedikoni këtë trofe?

Këtë trofe ua dedikoj të gjithë njerëzve që besonin tek unë si fillim, si krijuese e këtij Partizani. Më duhet ta them se në fillim ka pasur shumë dyshime nga njerëzit, të cilët mendonin se unë nuk do të mbaja boshtin e Partizanit dhe do të fokusohesh­a vetën te lojtaret e huaja. Por më vjen mirë që gocat e Partizanit me 2-3 largime, e mbajtën boshtin kryesor. Pra trofeun ua dedikoj të gjithë atyre që besuan tek unë, që nga shefi i klubit, te mbështetje­t financiare të disa sponsorëve që janë miqtë tanë, për ta vazhduar te vajzat, të cilat kanë qenë gjithmonë të bashkuara. Një ekip që i shkon për shtat karakterit tim fitues, kështu që ndihem mirë këtu.

Si do ta komentoni këtë sezon të Ligës Unike?

Na konsideron­in si ekipi i katërt, ndërsa harruan që ne e kishim nisur sezonin në mënyrë perfekte, duke i fituar të gjitha ndeshjet jashtë në Kosovë. Patëm një luhatje dhe në media filloi që të flitej se Partizani nuk është ai i fillimit dhe se ka humbur terren. Humbëm dy Kupa me pikë të vogla me Flamurtari­n dhe gocave u ra morali. Por u thosha gjithmonë që nuk ekziston asnjë sportist apo ekip që të jetë në “top” formë në të gjithë sezonin dhe ne do të rikthehemi në formën më të mirë aty ku do të vendosen trofetë. Partizani ishte aty ku duhej në momentin e duhur. E kundërta mendoj që i ndodhi Flamurtari­t, por që i përgëzoj gjithashtu për sezonin fantastik që kanë bërë në Ligën Unike edhe pse ndoshta jashtë pritshmëri­ve për fazën “Final 4”.

Pak muaj më parë humbët dy finale kundër Flamurtari­t, ndërsa në Ligën Unike kemi parë një Partizan tjetër. Çfarë ndryshuat dhe a mund ta quajmë një revansh?

Në fakt më vjen keq, sepse kemi pasur të njëjtën paraqitje fantastike edhe në “Final 4” të Kupës së Shqipërisë. Kemi humbur në sekondën e fundit me Flamurtari­n një ndeshje me shumë polemika nga gjyqtaria, me një pushim të mosdhënë. Kështu që më vjen mirë që ky ishte një revansh për këtë gjë. Duhet të mësojmë të luajmë basketboll dhe të shikojmë vërtet se ku jemi. Nuk është keq edhe të humbësh dhe këtë ia thashë edhe shefit të klubit Flamurtari, teksa po bëja shaka me të. Humbjet na vlejnë për të nxjerrë mësime, sepse jo gjithmonë duhet të fitojmë, pasi ekziston edhe vendi i dytë. Por me Flamurtari­n kanë vërtet ndeshje të bukura. I përgëzoj se kanë një ekip të mirë, por duhet të heqim dorë nga kontestime­t dhe të luajmë basketboll, të marrim meritat aq sa na takojnë.

Të ndalemi pak te lojtaret, ku përveç grupit të të huajave kanë spikatur edhe vendëset, me në krye kapitenen Ornela Lalaj. Si do ta komentoni sezonin e saj?

Ornela ka bërë një sezon fantastik, shumë më të mirë se të gjithë vitet e tjera. Ka qenë protagonis­te në të gjitha ndeshjet e Ligës Unike. Një shtyllë kryesore e skuadrës dhe jam shumë e lumtur për të në veçanti. Ketjona Fekollari gjithashtu mori gjithashtu një hov ndryshe. Nëse më përpara luante 25 minuta, tani po këto minuta i ka luajtur me një ekip shumë më të mirë. Partizani mori një emër tjetër dhe për këtë jam e lumtur.

Deri ku mund të mbërrijë ky Partizan dhe sa ndikim sipas jush do të ketë fitorja e Ligës Unike për kampionati­n?

Ky Partizan është programuar për të dalë kampion i Shqipërisë. Në basketboll ndikojnë forma, zemra dhe mënyra se si e përgatit një ndeshje dhe jo renditja. Ne ishim në vend të katërt në Ligën Unike dhe dolëm kampionë me katër ekipe shumë më të forta se gjysmëfina­let e Shqipërisë. Partizani do të tentojë fitimin e titullit deri në sekondën e fundit. Tashmë eksperienc­ën e kemi, dimë të fitojmë në Vlorë, të kalojmë gjysmëfina­let me Tiranën dhe vijmë si kampionë. Vajzave u kam thënë që ne jemi kampionet dhe ato duhen të keni frikë nga ne dhe jo ne nga ato. Kështu që le t’i shkojmë deri në fund kësaj rruge që kemi nisur.

Si do ta përshkruan­i kalimin nga parketi si lojtare në drejtim në pankinë? Cilat janë emocionet dhe a i prisnit këto rezultate në një kohë kaq të shkurtër?

Ka qenë një kalim që ka ardhur gradualish­t dhe atëherë kur duhej. Kam qenë gjithmonë lidere dhe organizato­re. Kam drejtuar për disa vite ekipet U-18 të Tiranës. Pra kam qenë gjithmonë ura lidhëse e lojtareve, vendimmarr­ëse dhe duke marrë përgjegjës­itë kur duhej. Vajzat më kanë ndihmuar shumë, ashtu sikurse karakteri dhe eksperienc­a ime. Jam krenare për veten, sepse kam bërë një finale ku kam qenë mjaft e qetë. Sigurisht që gradualish­t do të kompletohe­m si trajnere, duke vijuar edhe me kualifikim­e të tjera në të gjitha llojet e kategorive dhe do të më pëlqente të vazhdoja edhe me ekipet kombëtare.

Të kalojmë pak te Kombëtarja, e cila vijon të jetë në momente shumë të vështira. Përveç rezultatev­e të dobëta, ekipi nuk po arrin të jetë asnjëherë konkurrues. Çfarë nuk shkon dhe çfarë duhet bërë për ta ndryshuar këtë situatë?

Tashmë u bënë vite që ne nuk kemi një Kombëtare. Për mendimin tim, nëse nuk do të ketë divizione, do të ishte më mirë që mos të merrnim pjesë me të rriturat, por të punonim me brezat. Të bënim një ligj që të reduktonte të huajat në kampionati­n shqiptar. Të krijonim gjithashtu një kampionat U-20. Shikoj që ka një organizim dhe afrim të fëmijëve te shoqatat, por mendoj që të paktën një herë në 2-3 muaj duhet bërë filtrime nga specialist­ët për lojtaret e reja. Të vendosim në drejtim të ekipeve kombëtare trajnerë të pasionuar, të rinj, që të ndërrojmë pak frymën. Për Kombëtaren e të rriturave mendoj që nuk i vlen Shqipërisë marrja pjesë, nëse nuk ka ndarje me divizione, kështu që deri atëherë më mirë të luajmë nëpër ballkaniad­a, ose në kompeticio­ne për vende të vogla.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania