Panorama Sport (Albania)

Ibrahimovi­ç: Nuk jam frikacak që të ikja pas titullit

“Jam 41 vjeç, por në panik janë 20-vjeçarët e jo unë”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Sulmuesi i Milanit flet nga grumbullim­i me Suedinë

Zlatan Ibrahimovi­ç nuk rikthehet vetë m në fushë për Milanin, duke shënuar edhe golin historik të klubit kuqezi ndaj Udinezes, si futbollist­i më i moshuar që gjen rrjetën, por në të njëjtën kohë ai pranon edhe sfidën e radhës në kombëtare dhe t’i japë një dorë edhe kombit të tij, në eliminator­et për Europianin “Gjermani 2024”. Në një intervistë për “Sportbalde­t”, përpara dy sfidave me Belgjikën dhe Azerbajxha­nin, Ibra e nis nga stimujt që e shtyjnë ende të vazhdojnë, e deri te përballimi i dhimbjeve të dëmtimit prej moshës, por edhe urinë që ende ka, për objektivat e ardhshëm. “Kur të gjithë më thoshin mjaft, kaq më duhet që të kem një shkarkim adrenaline dhe në atë pikë unë dua vetëm që të vazhdoj përpara. Pasi fitova me Milanin mund të kisha hequr dorë, mund të isha tërhequr me nder dhe lavdi, por do të kishte qenë shumë e lehtë. Nuk ishte fundi i karrierës që unë doja. Unë dua të shkoj ende përpara, pasi vetëm frikacakët tërhiqen, sapo u ndodh diçka e bukur. Unë dua ende të sfidoj veten. Nuk heq dorë kurrë, pasi janë pikërisht sfidat ato që më japin adrenalinë. Edhe ju gazetarët, që kur isha ende shumë i ri, keni shkruar për mua se isha shumë i ndryshëm, rrëmujaxhi dhe egocentrik. Shkurt keni shkruar gjithçka keni dashur, por në këtë mënyrë më keni ndihmuar dhe po vazhdoni ta bëni ende. Brenda meje kam një dëshirë të çmendur që t’i tregoj të kundërtën kujtdo që dyshon tek unë”, bën hyrjen

e tij, si gjithmonë bombastike, Ibra.

Zlatan, së fundmi ju kemi parë që të luani edhe përkrah djalit tuaj, Maksimilia­n, në radhët e Milanit. Çfarë ndjesie është?

Miqësorja në “Milanelo” ishte një moment special, por edhe shumë dëfryes. Sa arrijnë që të luajnë me djalin e tyre në nivelet e larta? Maksimilia­ni luan futboll dhe është i lumtur. Pati edhe të ndryshme ka përfaqësua­r Ibra në karrierën e tij, por vetëm te Milani është rikthyer dy herë: Malmo, Ajaks, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG, Mançester Junajtid dhe Los Anxheles Galaksi.

mundësinë që të luajë me mua dhe me pjesën tjetër të skuadrës së parë. Madje, përpara miqësores më kërcënoi se donte të më bënte keq në fushë, kështu që unë i thashë Piolit që të më vinte në skuadër me djalin tim (qesh)...

Te Milani po kaloni një moment delikat. Por si lindi ideja për t’u rikthyer për të disatën herë në kombëtare, pasi thoni se e keni mbyllur me atë?

Më kontaktoi trajneri Jane Anderson, madje e ka bërë këtë prej një kohe shumë të gjatë, edhe në periudhën që isha i dëmtuar, por ndërkohë kisha nisur fazën e rehabiliti­mit. Jane më telefonoi disa herë që më kërkoi se cila ishte situata dhe unë iu përgjigja se i kisha ende të dyja këmbët në vend. Iu përgjigja të gjitha pyetjeve të tij. Prandaj, nëse do të ndihem mirë do të luaj... Nëse ndihem mirë do të jem në dispozicio­n...

Sa i vështirë ishte rikthimi pas dëmtimit?

Problemi më i madh ishte fidbeku, i cili nuk ishte aspak pozitiv. Nuk po shihja atë dritë që të më jepte energji, që të më jepte përgjigjet e atyre që po bëja mirë. Por më pas më ndodhi diçka që më largoi nga ajo dhomë e errët dhe gjithçka papritur nisi të shndrijë. Ishte e vështirë,

edhe Interi.

BABAI - Por ndërsa pritet që Retegui të ketë në dispozicio­n minuta dhe debutojë me fanellën “Axurre” në përballjen e nesërme mes Italisë dhe Anglisë që do të luhet në “Maradona” të Napolit, për të shuar disi kureshtjen mbi djaloshin ka menduar babai i tij që ka treguar

edhe idhujt e lojtarit. “Mateo ka qenë i dashuruar gjithmonë me Ibrahimovi­çin për personalit­etin dhe teknikën dhe tani është i dashuruar edhe me Lautaron. Gjithsesi duhet vetëm të marrë më të mirën prej secilit, por në fund të mos harrojë që duhet të jetë gjithmonë vetja e tij, të jetë Mateo. Sot që po

flasim është i përqendrua­r vetëm te Tigre dhe te kombëtarja italiane, pastaj në të ardhmen do të shohim nëse do të jetë mundësia për të luajtur në Europë”, tha Karlos Retegiu, që në fund u ndal konkretish­t te Seria A: “Seria A? Të gjithë klubet italiane janë historike, por mendja e tij është vetëm te Tigre”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania