Panorama Sport (Albania)

Pioli rrezikon, Milani mendon për Luis Enriken

Valter Sabatini sponsorizo­n: Trajneri i një niveli të lartë

-

Spanjolli nëse nuk sigurohet Champions-i, do të rigjente Masarën

Paraqitjet e Milanit në këto javë të fundit në kampionat kanë lënë jo pak për të dëshiruar dhe sigurisht që doza e pakënaqësi­së po fillon të rritet dalëngadal­ë te kuqezinjtë, aty ku kur të bëhen bilancet, i pari që do të gjykohet do të jetë pa dyshim Stefano Pioli. Por edhe pse pankina e trajnerit duket ende e sigurt, sondazhet për pasardhësi­n nuk mungojnë. Gjithçka do të varet nga rezultatet e fundit të sezonit, me kualifikim­in në Champions League, që është një kusht i panegociue­shëm për kampionët në fuqi të Italisë. Nëse Pioli dhe të

tijtë nuk do të arrijnë të përmbushin këtë mision, 57-vjeçari pritet të jetë i pari që do të bëjë valixhet dhe sipas “La Gazzetta dello Sport” emri që po merr gjithmonë e më shumë përparësi në zyrat kuqezi është ai i Luis Enrikes. Spanjolli la drejtimin e kombëtares iberike

pas Botërorit dhe aktualisht është pa skuadër, por rikthimi në Serinë A është tejet tërheqës për të, sidomos pas eksperienc­ës së tij te Roma.

SABATINI – Ndërsa flasim për eksperienc­ën e tij te Roma sponsorët e tij për një aventurë te Milani, vijnë pikërisht

nga periudha verdhekuqe. Ka qenë ish-drejtori sportiv i Romës, Valter Sabatini, që ka propozuar profilin e Luis Enrikes si teknikun e ardhshëm në “Milanelo”, aty ku siç tregoi edhe vetë ai, 52-vjeçari do të gjente një njohje të vjetër po ashtu romane, Frederik

Masarën. “Do të më pëlqente të shikoja Luis Enriken në Itali, është rritur dhe është në nivelin e ekipeve të mëdha. Jam i sigurt që Masara po e konsideron, nëse Pioli largohet, me aq sa e njoh, nuk mund të mos e ketë në mendje Luis Enriken”, u shpreh Sabatini.

 ?? ??
 ?? ?? Luis Enrike, 52 vjeç
Luis Enrike, 52 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania