Panorama Sport (Albania)

Zikaltrit, në qershor humbasin gjysmën e ekipit

-

Nëntë humbjet në 27 javët e para të kampionati­t kanë rikthyer edhe një herë në vëmendje gjendjen e skuadrës së Inzagit, që ashtu si vetë ai, është vendosur e gjitha nën vëzhgim. Vazhdimësi­a e munguar dhe rendimenti në rënie janë pikëpyetje­t e mëdha të një organike, që edhe pse është projektuar të jetë më e forta në Itali, nuk po ia del të konkurrojë si e tillë as me ekipet "inferiore". Por ndërkohë që lojtarët kanë zhgënjyer dhe nuk ia kanë dalë të kalojnë një sërë provimesh muajin e fundit, duket se shumë prej tyre nuk do të kalojnë as testin e rinovimit, me Interin që në qershor do të shikojë të paktën një formacion të plotë t'i largohet.

NË SHITJE - Të paktë janë ata që mund të sjellin të ardhura në arkat zikaltër, më saktë vetëm tre prej tyre, që duken tashmë me valixhe në duar. I pari është Denzel Dumfris, prej kohësh i piketuar për t'u sakrifikua­r dhe për të sjellë rreth 40 milionë euro, edhe pse performanc­at e fundit të tij nuk ndihmojnë. I dyti është Marselo Brozoviç, i cili e ka humbur vendin e tij të titullarit dhe nuk përjashtoh­et që në verë të lërë Interin, ku shpreson të arkëtojë 320 milionë euro për të. 31 milionë euro zikaltrit shpenzuan dy vite më parë për Hoakin Korrean, i cili nuk ka përmbushur asnjë pritshmëri dhe largimi i tij duket i sigurt, me Interin që sigurisht do të duhet të ulë ndjeshëm çmimin e shitjes. SKADENCA E HUAZIME - Ka 6 lojtarë që janë në skadencë kontrate dhe drejtuesit kanë bërë përpjekje për rinovimin vetëm për De Vrajin dhe Xhekon, me të dy ama që vështirë se do ta gjejnë gjuhën e përbashkët, duke parë si po shkon fundi i sezonit. Pas tyre D'ambrozio, Galjardini, Handanoviç e Shkriniar, të cilët pritet të shoqërohen në largimin e tyre edhe nga të huazuarit Lukaku e Belanova, që e shikojnë të vështirë qëndrimin për shkak të performanc­ave të tyre. Tek Interi e dinë që nuk do të jetë e lehtë të zëvendësoj­në një formacion të plotë, duke marrë parasysh edhe kushtet e tyre financiare, motiv për të cilin synohen parametrat zero. Gjithsesi, fakti që ndaj Juves plot 8 lojtarë të aktivizuar ishin mbi 30 vjeç është një arsye e mjaftueshm­e që në Milano të synohet revolucion­i.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania