Panorama Sport (Albania)

Bufon: Humba 10 mln për Juven, Alegri është trajner i madh

-

Ish-portieri i Juventusit dhe kombëtares italiane, aktualisht numri një i portës së Parmës, ka qenë i ftuar në emisionin e drejtuar nga Kristian "Bobo" Vieri në "twiçh"-in e tij. Ai ka folur për shumë tema, duke përmendur pa diskutim dhe aventurën e tij në Paris, duke e cilësuar atë si më të bukurën në karrierë. Bufon është ndalur edhe te trajneri i Juventusit, Masimilian­o Alegri. Ai i ka dalë në mbrojtje atij, duke hedhur poshtë pretendime­t se ai është një pasardhës së teorisë së katenaços në futbollin italian. "Nuk është aspak e vërtetë që Alegri është trajner ala-katenaço. Përkundraz­i, besoj se ai u jep liri veprimi lojtarëve. Ai u beson lojtarëve. Një trajner si ai do të kishte nevojë për një lojtar si Nejmari. Pastaj duhet të flasim qartë dhe hapur: Alegri është një trajner që nuk di të ankohet".

Po për Sarrin çfarë mendimi keni?

Unë di të them se çfarë nuk ka shkuar si duhet. Për fat ndonjëherë për t'u mbrojtur duhet të imitosh ndokënd që e ka bërë si duhet këtë punë. Për fat të keq të tij, te Juventusi, Sarrin e lanë në mëshirë të rezultatev­e. Ruaj raporte mjaft të mira me të, shpesh komunikojm­ë së bashku. Unë jam munduar me modestinë time që ta ndihmoj, sepse të ndihmoja trajnerin, për mua do të thoshte të ndihmoja Juventusin. E vërteta është se nuk funksionoi siç duhet, por mund të kishte funksionua­r mjaft mirë me të.

Po Juven e sotme si e shihni?

Sot që flasim po kalojnë mes shumë vështirësi­sh, por reagimi ka qenë prej një ekipi kampion siç është Juvja. I shoh kompakt dhe të gjithë të bashkuar, përtej faktit se mund të kem ndonjë rezervë për lojën e saj. Ndëshkimi me heqje pikësh dhe ndryshimi i kupolës drejtuese i ka dhënë mundësi djemve që të sfidojnë padrejtësi­të që u janë bërë.

Na flisni pak për eksperienc­ën tuaj te Paris Sg-ja...

Ka qenë eksperienc­a më e bukur e jetës sime, sepse atje ndihesha si një njeri i lirë. M'u desh pak kohë për të mësuar frëngjisht, bisedoja me njerëz rrugëve dhe vizitoja muzetë e shumtë të qytetit. Pastaj kisha dhe atë ndjesinë se bëja pjesë në një skuadër shumë të fortë. Që në stërvitje mund të shihje cilësinë e jashtëzako­nshme. Isha i bindur

se me Parisin do të fitoja Ligën e Kampioneve, ishim më lart se të gjithë. Shkuam të luanim 1/8-at e finaleve në Mançester kundër Junajtidit dhe i dominuam. Por u eliminuam në ndeshjen e kthimit dhe për mua ai mbetet zhgënjimi më i madh në karrierë. Ambientit, skuadrës në Paris i mungonte ajo që isha mësuar të kisha te Juventusi, dëshira për të luftuar si për shembull Kielini.

Përse u larguat?

Do të thosha se ishte gabimi më i madh në karrierën time. Hoqa dorë nga 10 milionë euro në sezon. Kur nisëm përgatitje­t e verës ma bënë të qartë së dëshironin të më mbanin në skuadër, por në Champions kishin zgjedhur Areolën si titullar. Ai kishte një portier i dalë nga skuadrat zinxhir të klubit. Nuk e pranova, sepse për

mua në sport luan ai që e meriton. Shpesh pyesja veten për se duhet të isha një portier rezervë në Francë. Në fund vendosa të kthehem në Itali te Juventusi. Por jam bërë pishman, sepse ndodhi që Areola zhgënjeu dhe vendin e tij e mori Kejlor Navas...

Nga Parisi kaloi dhe Tiago Mota

Në Itali nuk kuptojnë asgjë dhe e dini se kur u binda për këtë? Kur shkoja në kombëtaren italiane dhe dëgjoja ta kritikonin. Ai ishte një lojtar i shkëlqyer veçanërish­t kur kishte hapësira. Ai kishte një peshë specifike të jashtëzako­nshme në skuadër. Ai është ndër 6 lojtarët italianë më të fortë me të cilët kam luajtur, ku bën pjesë dhe Antonio di Natale. Kujtoj një gol që i ka shënuar Katanias. Nëse do ta kishte shënuar Mesi, Nejmar ose Ronaldo...

Çfarë tip lojtari është Verrati?

Përpara se të luaja me të thosha: Çfarë dreqin ka kaq të veçantë që e duan të gjithë? Gola nuk shënonte, asist shumë pak... Por duke e parë më nga afër mund t'iu them se është një nga më të mirët me të cilët kam luajtur. Luan pa presion dhe me një thjeshtësi të paimagjinu­eshme në çdo fushë. Nëse sheh një lojtar në vështirësi në pesë sekonda ndryshon rrjedhën e lojës. Me Verratin të gjithë ndihen më të sigurt e më të fortë në fushë. Mënyra e tij për t'u liruar nga kundërshta­ri, për të dalë nga presingu, i transmeton besim skuadrës. Kujtoj në Mançester, pasi tentuan

për 20 minuta t'ia merrnin topin, në fund u dorëzuan, hoqën dorë.

Si mendoni, a do të kishte qenë Kasano një sukses te Juventusi?

Jemi përpjekur ta afrojmë te Juvja. Përtej limiteve dhe karakterit të tij, ishte një talent i shkëlqyer që meritonte të luante me Juventusin dhe jam i bindur se do të kishte dalë faqebardhë. Te Juvja do të ishte përmirësua­r dhe natyrisht që do të kishte pasur një karrierë shumë më të mirë. Ai kishte të gjithë vlerësimin tim dhe të Kielinit. Ishte një lojtar konkurrues, që futbolli e donte.

Një koment mbi Spaletin dhe Napolin e tij?

Spaleti e kishte treguar që te Roma se kishte diçka të veçantë. Napoli është një vitrinë unike në futbollin italian. Bëjnë një futboll që të argëton, një futboll të vërtetë. Mendoj se Napoli mund të shkojë larg edhe në Champions, sepse ishte me fat në short. Mund t'i shkojë deri në fund dhe do të isha i lumtur nëse do t'ia dilte.

Një rikthim i mundshëm tek Italia?

Do të ishte një gabim trashanik mendoj.

Kur do të tërhiqeni nga futbolli?

Po mendoj ndoshta në fund të sezonit të ardhshëm (2023-'24). E ndiej se jam ende në gjendje të konkurroj denjësisht. Nuk dua të cilësohem si numri 2. Jam gjithnjë i pakënaqur, ndaj zbres në fushë për t'u përmirësua­r e për të qenë më i miri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania