Panorama Sport (Albania)

Kimish sulmon Flikun: Nuk lihen jashtë “Mylerët”

Mesfushori: Argjentina dhe Italia, shembulli i duhur

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Kapiteni “improvizue­s”, i habitur nga përzgjedhj­a e trajnerit

Të besuarit e Hansi Flikut do të kërkojnë të kthejnë nderin në vend përgjatë turnet të ardhshëm, i cili do të zhvillohet pikërisht në shtëpinë e tyre, Gjermani, “Euro 2024”. Edhe pse e kanë të garantuar biletën drejt aktiviteti­t, me justifikim­in e organizato­rëve, detaji në fjalë e rrit akoma më tepër presionin te Fliku, pasi krijimi i frymës së duhur dhe konkurrues­e, pavarësish­t rëndësisë së ndeshjeve, mbart peshë specifike për vazhdimësi­në dhe formën optimale në prag të Europianit. Peruja dhe Belgjika sfidojnë kampionët e 4-fishtë në Botërore në testet e muajit mars, konkretish­t ndaj peruanëve në datën 25 mars (“Mewa Arena”-mainc) dhe belgëve tri ditë më vonë (“Rheinenerg­iestadion”-këln). Zhvillimi i turneut përpara tifozërisë vendëse do të jetë obligim shtesë se përse ata duhet të largojnë makthet e viteve të fundit në kompeticio­ne madhore. Joshua Kimish në pozitën e kapiteni të “improvizua­r”, pas mungesë së Nojerit dhe Myerit rreth arsyeve të njohura tashmë (Tomas nuk u përzgjodh nga Fliku, ndërsa Manuel si pasojë e lëndimit), e ka kryer më së miri detyrën e liderit përpara mediave, madje duke i dalë ballë edhe trajnerit 58vjeçar mbi skemën përzgjedhë­se, pavarësish­t se është i ri në këtë detyrë. Mesfushori bavarez nuk nguroi të ngrinte sirenat e alarmit, i influencua­r nga mungesat e “veteranëve” si Myler, Sane, Rojs, Gyndoan, Rydiger apo Niklas Zyle:

JOSHUA

”U shokova kur mësova se Tomas, Sane apo një pjesë e konsiderue­shme nuk do të ishte pjesë aktive në testet e marsit. Jam dakord që fryma e re të jetë prezente në përfaqësue­se, por jo të linim jashtë shumë personazhe me ndikim në grup. Suksesi vjen vetëm

kur ke në gji lojtarë që e kanë shijuar lavdinë dhe emrat e mësipërm e gëzojnë statusin e fitimtarit. S’jam i idesë se përballjet ndaj Perusë dhe Belgjikës vijnë me pozitën e miqësoreve klasike. Çdo ndeshje jep tablo të ndryshme, nga të cilat mund të

nxirren shumë mësime të vlefshme rreth së ardhmes. Të shohim se si do të zhvillohem­i”, pohonte mes pasigurish të skajshme 28vjeçari, i diktuar nga lista e Hansit. Futbollist­i me numër “6” te Bajerni do të prezantont­e edhe shembullin ideal të përfaqësue­seve, të cilat kanë shërbyer si indicie pozitive për sukses në filozofinë e Kimishit, e pasur me argumente bindëse. SHEMBUJT E SUKSESIT

”Italia dhe Argjetina janë dy kombëtare që kanë triumfuar në turnet e fundit madhore. Por si rrodhi ecuria e tyre, cili ishte sekreti?! E thjeshtë, mbajtja e një grupi solid dhe ecuria me rezultate pozitive. Këtë trajtë duhet të ndjekim edhe ne. Nuk ka teste, por përballje dhe mënyra se si e trajtojmë është në dorën tonë. Dëshiroja që Peruja të jetë kliku i serisë drejt suksesit në ‘Euro 2024’, përfundoi me “fraza” frymëzuese “maratonoma­ku” i Bundesligë­s (futbollist­i me minutazhin më të lartë në këtë sezon nga gjigantët e Myihut, Kimish-279 km në harkun e 24 prezencave me kampionët).

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania