Panorama Sport (Albania)

Mungesa e golit, shkaku përse Reali po dështon

-

“Klasikja” e tretë radhazi në të gjithë kompeticio­net dhe fitorja e tretë e Barcelonës. Pas Superkupës së Spanjës, ndeshjes së vajtjes në Kupën e Mbretit, Barcelona ka mundur Realin 2-1 në La Liga të dielën në mbrëmje, duke i dhënë një goditje të fortë rivalëve të tyre në garën për titullin në Spanjë. Sipas gazetës “Mundo Deportivo” janë disa nga arsyet që çuan në humbjen e Realit, ku pa diskutim shterpësia në sulm e Madridit ishte vendimtare.

MUNGESA E GOLIT – Reali i Madridit tregoi në “Camp Nou” se i mungojnë golat. “Los blancos” bënë gjithsej 11 goditje nga të cilat vetëm tri ishin në kuadrat. Edhe goli i shënuar nga Reali në fakt ishte një autogol i shkaktuar nga Arauho.

BENZEMA, JASHTË FORME Lidhur me mungesën e golit në “El Clasico” “shkaktar” nëse mund ta quajmë kështu është edhe Benzema. Francezi është shumë larg të qenit ai që ishte sezonin e kaluar, kur fitoi “Topin e Artë”. Ai po përpiqet, por po shfaqet shumë pak dhe kjo bie në sy te Reali.

SHPEJTËSIA E TOPIT – Reali i Madridit kishte shumë probleme për të nxjerrë topin nga mbrojtja në sulm, kjo për shkak të presingut të Barcelonës. Atij i mungonte shumë shpejtësia e topit për të dalë shpejt nga prapa dhe për të kapur Barcelonën në kundrakohë.

ZËVENDËSIM­ET – Reali i Madridit e përmirësoi ndjeshëm lojën e tij në pjesën e dytë kur Ançeloti bëri zëvendësim­e. Futja e Rodrigos, Asensios e Sebajosit i dhanë tjetër impuls. Ançeloti ndoshta u vonua më shumë se ç’duhej në kryerjen e zëvendësim­eve dhe kjo iu bë e qartë edhe në konferencë­n për shtyp.

LODHJA - Disa lojtarë të Realit

kanë “paguar” ndaj Barcelonës lodhjen e akumuluar në ndeshjen e së enjtes së kaluar kundër Liverpulit në Champions. Naço dhe Valverde, për shembull, u panë me më pak të freskët se zakonisht. PA KRAH TË DJATHTË Ançeloti e ka të qartë se sistemi i lojës së Madridit është ta bazojë

ndeshjen në krahun e majtë, në zonën e Viniciusit. Kjo bën që skuadra e bardhë të lërë pas dore plotësisht krahun e djathtë. Kjo i mundësoi Baldes të shkonte në sulm shumë lehtë dhe të mos shqetësohe­j për mbrojtjen, sepse nuk kishte nga kush të ruhej.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania