Panorama Sport (Albania)

Arabët i ofrojnë rinovimin, Barça kërkon rrugët që e çojnë te Mesi

Argjentina­si, i pavendosur ende për të ardhmen e tij

-

E ardhmja e Lionel Mesit është kthyer në një rebus ku të interesuar janë shumë aktorë. Nga Europa në Azi, nga Azia në Amerikën e Veriut, të gjithë janë në ndjekje të zhvillimev­e në Paris. Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, nga Katari, shefat e Paris Sg-së po përgatiten të dalin zyrtarisht me ofertën e dytë për Leo Mesin për të bindur atë që të rinovojë kontratën me kampionët e Francës në fuqi për të paktën në sezonin 2023-‘24. Sipas burimeve nga Doha, është vetë Tamim Bin Hamad al Thani, Emiri i Katarit, i cili ka dhënë urdhër për të hedhur një hap të ri për të siguruar vazhdimësi­në e yllit argjentina­s me Paris Sg-në. Klubi francez ndodhet në një moment të vështirë me eliminimin e parakohshë­m nga Liga e Kampioneve, trofeun të cilin e ka dëshiruar prej më shumë se një dekade. Të kesh një sulm të përbërë nga Mesi, Mbape dhe Nejmar nuk ka mjaftuar për të fituar trofeun me veshë të mëdhenj. Por pavarësish­t kësaj nga Katari nuk duan të heqin dorë nga “Pleshti”. BARCELONA – Në Paris po bëjnë të pamundurën për të rinovuar me Mesin. Por nga krahu tjetër, në Barcelonë

janë të gjithë sy e veshë nga Franca. Për momentin argjentina­si nuk është në qendër të axhendës së klubit “blaugrana”, që ka të tjera halle për të zgjidhur. Por në momentin që do të krijohen kushtet e duhura, te Barça janë gati të bëjnë gjithçka për të kthyer Leon në skuadër. Sipas “Mundo Deportivo”, presidenti Laporta vazhdon ta

ëndërrojë Mesin pas eksperienc­ës negative në vitin 2021. Laporta e di fare mirë se gjendja financiare e klubit nuk ia mundëson të lajthisë me Mesin. Një nga zgjidhjet që po mendon Barça është ulja e masës së pagave me 200 milionë euro në sezonin e ardhshëm, që do t’i jepte mundësi të firmoste sërish me kampionin e botës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania