Panorama Sport (Albania)

Konte shkarkohet brenda 48 orësh, por ikën me 15 mln paund

Glasner dhe Poçetino, kandidatë për ta zëvendësua­r

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Sulmi ndaj klubit, te Totenhemi pritet vendimi drastik

Eardhmja e Antonio Kontes te Totenhemi duket se tashmë është shkruar, me teknikun italian që pritet të shkarkohet brenda kësaj jave. Kështu klubi nga Londra ka nisur menjëherë nga puna për të gjetur zëvendësue­sin e tij dhe sytë janë të hedhura nga Bundesliga. Bëhet fjalë për trajnerin e Frankfurti­t, Oliver Glasner, i cili ka spikatur për rezultatet e tij me skuadrën gjermane. Austriaku është dhe në orbitën e Realit në rast se Karlo Ançeloti do të largohet në fund të sezonit. Për këtë arsye drejtuesit e Totenhemit kanë lëvizur menjëherë për të siguruar shërbimet e Glasnerit dhe për të mposhtur konkurrenc­ën me rivalët. Deklaratat e teknikut italian ku ai sulmonte klubin që nuk kishte fituar asgjë, nuk janë kapërdirë lehtë nga presidenti Daniel Levi, i cili sipas shtypit britanik, do të marrë vendimin drastik. Por “90Min” këmbëngul se shkarkimi i Kontes (kontrata e të cilit skadon në fund të këtij sezoni) vjen në këtë moment, atëherë “spërsat” rrezikojnë t’i paguajnë një dëmshpërbl­im prej 15 milionë paundësh, shifër që përkon me rrogën e tij vjetore. Por edhe nëse klubi do të vendosë që t’i paguajë

rrogën deri në fund të kontratës në qershor, atëherë sërish do të duhet të nxjerrë nga arkat e klubit 4 milionë paund. Por për këtë duhet arritur një marrëveshj­e. Kjo e bën vendimin drastik të bordit shumë të shtrenjtë. 53-vjeçari ka siguruar dëmshpërbl­ime të majme nga shkarkimet sezonet e shkuara. Kur ai u shkarkua nga Çelsi, përfitoi 26.6 milionë paund pasi e dërgoi çështjen në gjykatë. Konte udhëtoi drejt Italisë për të kaluar disa ditë pushimi pranë familjes në fillim të kësaj jave kur sezoni është ndërprerë për t’i lënë vendin

ndeshjeve të kombëtarev­e. Skuadra i është besuar Rajan Mejzonit, i cili në rast të shkarkimit të italianit pritet ta drejtojë skuadrën deri në fund të sezonit. Përveç emrit të Glasnerit, nuk mungojnë as zërat për një rikthim në stol të Mauricio Poçetinos.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania