Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu “makineri” fitoresh, mund Barletin dhe parakalon Tiranën

SPORT VOLEJ FEMRA/ Korçaret vijojnë marshimin në kampionat

-

Skënderbeu ka marrë suksesin e dytë brenda 24 orëve në Superligën e volejbolli­t të femrave, duke dalë me 6 pikë nga ndeshjet e prapambetu­ra të kampionati­t. Pasi kishin mundur Teutën të martën në Durrës me rezultatin 0-3 në sfidën e javës së 11-të, korçaret e trajnerit Orlando Koja mposhtën dje me të njëjtat shifra Barletin në kryeqytet në takimin e javës së 12-të. Skënderbeu tregoi forcën në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, duke dominuar përballë skuadrës universita­re, për t’i mbyllur llogaritë e ndeshjes në një hark kohor prej afërsisht 80 minutash. Korçaret e nisën mjaft mirë ndeshjen, për ta komanduar setin

e parë nga fillimi e deri në fund, duke fituar në shifrat 11-25. Seti i dytë ishte më interesant, për meritë edhe të Barletit, teksa vajzat e drejtuara nga Altin Gorenxa provuan të bënin rezistencë. Gjithsesi, kualiteti i mikeve bëri diferencën në parket, me juglindore­t që triumfuan

në shifrat 22-25. Në setin e tretë nuk ka histori, pasi kampionet në fuqi bëjnë çfarë të duan në parket, ndërsa kryeqyteta­set realizojnë vetëm 7 pikë gjithsej. Kështu gjithçka mbyllet me fitoren e pastër të skuadrës korçare, i cila më ketë sukses parakalon tashmë

Tiranën në renditje, duke u ngjitur në vend të dytë. Pozicion që u mundëson kampioneve në fuqi kalimin për në “play off” duke e shmangur fazën para “play off”. Duke kaluar në paraqitjet individual­e të sfidës së djeshme, edhe një herë tjetër spikat amerikania Kayla

Williams, e cila me 15 pikë ishte shënuesja më e mirë e ndeshjes. Për korçaret shkëlqyen gjithashtu edhe Jessica Haynie me 12 pikë dhe Paola Gjata me 10. Te Barleti asnjëra prej lojtareve nuk arriti kuotë dyshifrore pikësh, ndërsa më e mira ishte Esmeralda Tuci me 9 pikë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania