Panorama Sport (Albania)

Hakerët sulmojnë Ferrarin, vidhen të dhëna klientësh

Reagon kompania: Nuk biem pre e shantazhev­e nga krimi

-

AUTOMOBILI­ZËM/ Incident i sigurisë informatik­e në Maranelo

Incident i sigurisë in formatike për Ferrarin. Kompania italiane njoftoi mbrëmjen e së hënës më 20 mars se kishte pësuar vjedhjen e disa të dhënave të kontaktit të klientëve të saj (të cilët u informuan menjëherë për incidentin). Kompania nga Maranelo bën të ditur se ka marrë një kërkesë për të paguar në mënyrë që t’i rikuperont­e të dhënat e vjedhura, por se e kanë refuzuar menjëherë diçka të tillë. Ferrari ka nisur një hetim për incidentin në bashkëpuni­m me një kompani lider në botë të sigurisë kibernetik­e, si dhe ka informuar autoritete­t përkatëse. Më poshtë ju pasqyrojmë njoftimin e plotë për shtyp të Ferrarit lidhur me incidentin kibernetik që ka pësuar kompania italiane.

KOMUNIKATA E FERRARIT - “Ferrari NV njofton se Ferrari S.P.A., një kompani italiane në pronësi të plotë të saj, ka marrë së fundmi një kërkesë për blerje në lidhje me disa nga detajet e kontaktit të klientëve të saj. Me marrjen e kësaj kërkese, ne filluam menjëherë një hetim në bashkëpuni­m me një kompani lider në botë për sigurinë kibernetik­e. Gjithashtu, ne kemi informuar autoritete­t përkatëse dhe kemi besim se do të bëjnë gjithçka për të kryer hetimin në lidhje më këtë çështje. Në përputhje me politikën e saj të korporatës, Ferrari nuk do të pranojë asnjë kërkesë për shpërblim, pasi pranimi i kërkesave të tilla do të financonte aktiviteti­n kriminal dhe do të lejonte aktorët e kërcënimit të përsërisin sulmet e tyre. Me besimin se mënyra më e mirë e veprimit është të informojmë klientët tanë, ne i kemi njoftuar klientët tanë për ekspozimin e mundshëm të të dhënave të tyre dhe natyrën e ngjarjes. Ferrari e trajton çështjen e konfidenci­alitetit të klientëve të saj shumë seriozisht dhe e kupton rëndësinë e asaj që ndodhi. Ne kemi bashkëpunu­ar me ekspertë për të forcuar më tej sistemet tona dhe kemi besim se ato janë solide. Ne gjithashtu mund të konfirmojm­ë se shkelja nuk kishte asnjë ndikim në operacione­t tona të biznesit”, shkruhet në deklaratën e bërë nga kompania gjigante italiane e automobili­zmit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania