Panorama Sport (Albania)

Uzuni: Nuk ndalem këtu, kam një gol për Poloninë

- KRISTI SEJATLLARI

Kombëtarja shqiptare vazhdon të stërvitet për ndeshjen e parë kualifikue­se të "EURO 2024", që do të luajë përballë Polonisë në Varshavë. Në konferencë­n përpara mediave, sulmuesi kuqezi, Myrto Uzuni, u shpreh se do të përpiqet të ndihmojë me gola ekipin dhe nuk do të ndalojë së shënuari dhe se është i përqendrua­r vetëm te Polonia.

Keni realizuar 20 gola me Granadën edhe pse keni luajtur herë në qendër e herë në krah. Në Kombëtare ku do të donit të luanit?

Kam shënuar 20 gola dhe nuk kam mbaruar me kaq. Sa i përket Kombëtares jam shumë i lumtur që jam ftuar. Të përfaqësos­h vendin, familjen, kombin, është gjëja më e madhe për një futbollist. Sa i përket pozicionit në fushë, ndihem më mirë tani, pasi shënoj gola dhe i shfrytëzoj të gjitha mundësitë e mia. Ndihem më mirë si qendërsulm­ues.

Si ju duket ndryshimi i trajnerit dhe afrimi i lojtarëve të rinj?

Ndryshimet në futboll duhen dhe jam shumë i lumtur për ndryshimin që është bërë në ekipin kombëtar. Është një frymë e re, mentalitet i ri. Uroj të arrijmë rezultatet pozitive, sepse prandaj jemi thirrur. Sa i përket lojtarëve të rinj, u uroj mirëseardh­jen dhe t'i afrojmë sa më shpejt, që të adaptohen me ne dhe të japin maksimumin.

Keni shënuar shumë me Granadën, por me Kombëtaren keni pasur atë ngërçin para porte, a keni ruajtur ndonjë gol për Poloninë?

Siç e thashë, kur vjen në Kombëtare është një përgjegjës­i akoma edhe më e madhe, sepse tani përfaqëson kombin. Nuk do të thosha ngërç, por tani kam më shumë eksperienc­ë dhe jam më i gatshëm. Koha do ta tregojë më së miri.

A mendoni se Silvinjo ka besim te ju, çfarë ju ka thënë?

Kam pasur edhe komunikime të mëparshme me trajnerin. Kur erdha këtu ia urova sërish mirëseardh­jen dhe trajneri ka shumë besim tek unë dhe shpresoj t'ia shpërblej.

Mesatare më të mirë golash se Levandovsk­i, a mendoni se do t'ia dilni të shënoni në Poloni?

Dua të shënoj se kjo është gjëja që bëj më së miri kur futem në fushë. Këtë dua të bëj edhe në Varshavë, kjo është puna ime.

Më i qetë me Silvinjon apo

me Rejën?

Normal që jam më i qetë, pasi Silvinjo bën lojë sulmuese dhe unë aty jam mirë. Trajneri i ka gjërat e qarta. Në lojën sulmuese tregoj vlerat e mia më së miri, si te Granada.

Mendoni për ndonjë ekip

më të mirë apo jeni fokusuar te Granada?

Kam oferta nga Premier League, nga La Liga dhe nga Italia. Por këtu kam ardhur për Kombëtaren dhe jam këtu për këtë jo për të folur për Granadën apo të ardhmen.

Si ju, Cikalleshi dhe Seferi

vini nga një marrëdhëni­e e mirë me golin, a duhet të marrë sulmi më shumë përgjegjës­i në Poloni dhe ndoshta të bëjë edhe diferencën?

Patjetër, duhet të kërkojmë më shumë nga vetja, nuk duhet të kënaqemi. Mundësitë janë, kualiteti është aty. Mendoj se përgjegjës­ia na takon ne sulmuesve, por edhe ne ekipit, si mesfusha dhe mbrojtja, që duhet të sjellin topin te sulmi dhe ne duhet ta finalizojm­ë.

Si mendoni se do të jetë loja ndaj Polonisë më sulmuese apo më shumë në mbrojtje?

Siç e shikoj unë tani, mendoj se do të luajmë një lojë më shumë ofensive. Për këtë gjë duhet të pyesni trajnerin, por me sa nuhas unë trajneri do të bëjë një lojë më shumë sulmuese.

 ?? ?? Moment nga stërvitja e djeshme e Kombëtares
Moment nga stërvitja e djeshme e Kombëtares
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania