Panorama Sport (Albania)

Nga Mauritania te Kukësi, Abdou: Këtu kap Europën

- VLADIMIR MEMA

Abdou M'bark është një nga afrimet më të godi tura të Kukësit këtë sezon në merkato, pasi menjëherë arriti të zinte një vend në formacioni­n titullar dhe u kthyer në një nga futbollist­ët më të rëndësishë­m të verilindor­ëve. I ardhur nga Mauritania, një republikë islamike në Afrikën Veriperënd­imore, 23vjeçari shpreson që me Kukësin të arrijë në Kupat e Europës. Në një rrëfim ekskluziv për "Panorama Sport", lojtari i cili ka provuar të veshë edhe fanellën e Kombëtares së tij, pohon se në Shqipëri ndihet i kënaqur me pritjen që i është bërë dhe futbollin që luhet. Në të ardhmen synon një kampionat më të madh europian, por për momentin shpreson të arrijë objektivat me Kukësin. Si një mysliman i devotshëm, ai konsumon vetëm ushqimet "hallall" dhe mban një regjim prej futbollist­i, me itinerarin e zakonshëm shtëpistër­vitje thuajse çdo ditë.

Si po shkon aventura juaj te Kukësi, jeni të kënaqur?

Për momentin mirë, jam i kënaqur me punën që po bëj. Jam i ri në ekip dhe shokët e skuadrës, stafi dhe veçanërish­t njerëzit në përgjithës­i më bënë të ndihem i mirëpritur. Ndaj, mund të them se jam i kënaqur të jem këtu.

Keni fituar një vend të rëndësishë­m në formacion, si ndiheni?

Unë jam këtu për të fituar vendin tim dhe për t'i dëshmuar skuadrës se mund të

mbështetet tek unë. Mund të bëj shumë, kështu që ndihem pozitiv dhe e di që mund të bëj shumë gjëra. Mos harroni, jam një lojtar ndërkombët­ar, kështu që niveli im mund të jetë pak më lart.

Kukësi po merr rezultate në ndeshjet e fundit, çfarë ndodhi?

Po, në ndeshjet e fundit kemi qenë mire. Mendoj se kemi gjetur nivelin tonë për shkak të stafit teknik dhe me punën e fortë që po bëjmë.

Jeni pranë një vendi në Kupat e Europës dhe gjithashtu rrezikoni të bini nga kategoria. Mendoni se në

fund Kukësi do të marrë pjesë në Europë?

Jemi afër Kupave të Europës, jemi në ritëm konstant. Vazhdon projekti për të cilin punojmë shumë për të qenë atje. Rënien nuk e mendojmë, fokusohemi gjithmonë te fitimi i lojës sonë. Trajneri dhe lojtarët janë të kënaqur me punën që po bëjmë për të arritur qëllimin.

E shihni kampionati­n shqiptar si një mundësi për të luajtur në një kampionat më cilësor në Europë?

Po, sigurisht. Kampionati shqiptar është një kompeticio­n me cilësi shumë të mira,

lojtarë shumë të mirë dhe cilësi të jashtëzako­nshme. Ëndrra ime është të luaj në ekipet e mëdha europiane dhe mendoj se po punoj shumë për të qenë në një kampionat më të madh.

Si ju duket futbolli shqiptar, çfarë ju bën më shumë përshtypje?

Kampionati shqiptar ngjan me të gjitha kampionate­t europiane. Nuk mendoj se kampionati është i lehtë dhe i dobët, sepse shohim ndeshje shumë ritmike, taktike dhe teknike. Mendoj se është kampionat i vështirë. Këtë ua them si një lojtar ndërkombët­ar,

ku kam luajtur me futbollist­ë që militojnë në kampionate të nivelit shumë të lartë. E shoh nivelin që është aty, ndaj mund të them se kampionati shqiptar është vërtet i respektuar.

Sa e njihnit Shqipërinë dhe futbollin shqiptar më parë?

Shqipërinë, e njoh pak, por mrekullish­t. Futbolli shqiptar është mirë. Nuk mund të them që kushtet janë më të mira se vendet e tjera europiane, por ato janë të mira. Kështu që, nëse ka gjëra për të përmirësua­r, nuk do të jetë shumë. Mund të them se njerëzit po

bëjnë çmos për të siguruar që skuadrat dhe lojtarët të shkojnë mirë.

Cilin ushqim preferoni më shumë në Shqipëri?

Nuk ka shumë ushqime që më pëlqejnë. Jam mysliman dhe më pëlqejnë gjërat "hallall".

Si është një ditë e zakonshme në Shqipëri për ju?

Një ditë normale shkon lehtë si gjithmonë, zgjohem herët dhe lutem, më pas bëhem gati të shkoj në stërvitje. Pas stërvitjes, shkoj në shtëpi për të pushuar dhe për të ngrënë, pastaj përpiqem të shikoj ndeshjet e mia për të përmirësua­r gjërat që kam nevojë dhe flas me familjen. Kjo është dita ime.

Keni mësuar ndonjë fjalë shqip?

Di disa fjalë, por stërvitem të mësoj dhe të di më shumë. Di vetëm përshëndet­jet dhe gjërat që pres nga të tjerët që thonë në terren.

 ?? ?? Abdou M'bark, mesfushori 23-vjeçar i Kukësit
Abdou M'bark, mesfushori 23-vjeçar i Kukësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania