Panorama Sport (Albania)

Egnatia si market kombëtares­h, grumbulloh­en Emsis dhe Paulauskas

Mesfushori dhe sulmuesi janë ftuar nga Letonia dhe Lituania

-

Në një periudhë të shkurtër kohore, dy nga futbollist­ët e Egnatias, që erdhën në merkaton e janarit, janë thirrur në kombëtaret e tyre. Bëhet fjalë për lituanezin Gytis Paulauskas dhe letonezin Eduards Emsis. Të dy janë shembulli më i mirë i ambientimi­t të shpejtë në futbollin shqiptar. Në pak javë të dy kanë arritur të jenë të rëndësishë­m në sulmin dhe mesfushën e skuadrës së Edlir Tetovës. GYTIS PAULAUSKAS Kombëtarja e Lituanisë, me të cilën është grumbullua­r prej disa ditësh qendërsulm­uesi shtatlartë, Gytis Palauskas, do të sfidojë ditën e nesërme Serbinë, në kuadër të eliminator­ëve të “Euro 2024”. Kjo thirrje është pa dyshim një hap i madh për vetë 24vjeçarin, por edhe një vlerësim për vetë Egnatian, e cila përveç prestigjit fiton edhe të ardhura nga këto grumbullim­e të lojtarëve në ndeshje zyrtare. Paulauskas e bëri sefte me Egnatian me një gol të rëndësishë­m në turin e dytë të Kupës ndaj Skënderbeu­t, që i ndihmoi rrogozhina­sit të shkonin më tej. Paulauskas ka gjetur rrjetën edhe në kampionat, ku ka shënuar një gol të rëndësishë­m në fitoren e javës së 21-të në Laç me shifra minimale.

EDUARD EMSIS

Ndonëse ka luajtur më pak nga muaji shkurt e deri tani, sepse në mesfushë Egnatia ka pasur “mbipopulli­m” me lojtarë më me përvojë, Eduard Emsis ka bërë mirë sa herë i është dhënë mundësia nga trajneri Tetova. Ai ka luajtur kryesisht si zëvendësue­s, por duket se edhe me kaq shkëndija ka bindur trajnerin e Letonisë që ta grumbulloj­ë në kombëtare për ndeshjen e 28 marsit ndaj Uellsit, e para në fushatën eliminator­e të “Euro 2024”. Përveç ishullorëv­e, kombëtarja letoneze ka në grup skuadrat e Kroacisë, Turqisë dhe Armenisë. Ata shkojnë pa shumë pretendime për këtë grup, teksa synimi është që minimalish­t të mos përfundojn­ë të fundit. Loja e Emsis është vlerësuar shumë nga trajneri Tetova dhe pritet që me kalimin e kohës të ketë më shumë minuta në dispozicio­n për të, pasi 27-vjeçari po tregon rritje dita-ditës. F. EFICA

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania