Panorama Sport (Albania)

Prodani karikon Dinamon: S’ka më rrëshqitje!

“Asnjë gabim në 6 ndeshje. Mehmeti na ndihmon shumë”

- FATJON RUPI

Vjen çlirimi pas stresit, mbrojtësi: Treguam karakter

Vjen çlirimi pas stresit... Brenda pak ditësh, në kampin dinamovit u përjetuan dy situata kaq të ndryshme nga njëra-tjetrën. Fillimisht erdhi ajo tronditje e fortë nga Apolonia, që zbehu jo pak objektivin e Superiores dhe një javë më pas fituan në Vlorë. Kthesa e menjëhersh­me u dha jo vetëm vendin e dytë, por i afroi me një pikë me kreun dhe dashur pa dashur janë më të relaksuar psikologji­kisht. Tani e kanë fatin e tyre vetë në dorë. Nëse bëjnë si duhet punën e tyre në gjashtë ndeshjet e mbetura, mund të sigurojnë jo vetëm ngjitjen, por edhe titullin. Dhe këto llogari bëhen kur dihet që Flamurtari dhe Skënderbeu kanë një përplasje direkte mes tyre në Vlorë.

BINDJA E PRODANIT

Indrit Prodani e quan të çmuar fitoren me Flamurtari­n. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, mbrojtësi thekson se skuadra tregoi karakter në atë ndeshje. Futbollist­i 24-vjeçar i bluve, autor i dy golave në kampionat, flet edhe për ndryshimin

që ka sjellë Dritan Mehmeti në stol dhe vazhdimësi­në e garës. “Ishte një ndeshje shumë e vështirë, që arritëm ta kalonim me sukses dhe kjo tregon forcën e Dinamos. Mbi të gjitha, në atë ndeshje treguam karakter, duke mos bërë gabime dhe duke përballuar në mënyrën

më të mirë kundërshta­rin. Ndeshje të tilla vendosen nga një episod dhe kështu ndodhi vërtet. Të gjithë çunat dhanë gjithçka në fushë dhe jemi të lumtur për atë trepikësh të çmuar. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe kjo ndikon shumë në këtë fazë të

fundit të kampionati­t. Dua të përmend punën shumë të mirë që po bën profesor Mehmeti, po na ndihmon shumë të jemi sa më të përgatitur. Tashmë jemi të qetë dhe duhet të përgatitem­i sa më mirë për çdo ndeshje, sepse asgjë nuk ka përfunduar. Janë edhe 6 finale të tjera”, u shpreh fillimisht laçiani.

JO MË RRËSHQITJE Anësori i majtë qartëson se tani çdo hap duhet të jetë i matur, sepse nuk mund të falet më asnjë rrëshqitje. “Për ne ka shumë rëndësi që e kemi vetë në dorë ngjitjen në Superiore.

Nëse fitojmë ndeshjet tona, sezonin e ardhshëm do të jemi në elitë patjetër. Së pari, duhet të ruajmë pozicionin që kemi, por pse jo dhe të synojmë të rimarrim vendin e parë, që e kemi mbajtur për shumë javë. Me gjendjen dhe moralin që kemi, e them me bindje se nuk do të ketë më gabime apo rrëshqitje si ajo me Apoloninë. Jemi në atë pikë të sezonit, ku duhet përqendrim maksimal për të kaluar edhe këto pengesa që na kanë mbetur. Dinamo është një klub i mirinvestu­ar dhe shumë korrekt, ndaj dhe e ka vendin vetëm në Superiore”, e ka mbyllur Prodani.

 ?? ?? Indrit Prodani, mbrojtësi 24-vjeçar
Indrit Prodani, mbrojtësi 24-vjeçar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania