Panorama Sport (Albania)

Dibra: Në Burrel, për të mbajtur gjallë shpresat

BESËLIDHJA/ Kapiteni nuk heq dorë nga mbijetesa dhe bën llogari: Kemi dy ndeshje në shtëpi

-

Në Lezhë nuk kanë në plan që të dorëzohen. Edhe pse janë ngujuar prej javësh në fund të renditjes, besojnë akoma te mbijetesa. Qëllimi është që minimalish­t të shmangin rënien direkte dhe matematika ua lejon që të besojnë, kur në total kanë mbetur edhe 18 pikë në lojë. Skuadra ka arkivuar atë barazim pa gola me Skënderbeu­n dhe ka nisur përgatitje­t. Ndalesa e garës u vjen për shtat, pasi kanë mundësi që të korrigjojn­ë gabimet dhe të gjejnë qetësinë për të përballuar fundin e këtij kampionati. Kalendari u rezervon edhe 6 ndeshje, konkretish­t me Burrelin, Tomorin, Luzin, Apoloninë, Flamurtari­n dhe Korabin. Vëmendja është përqendrua­r te transferta matjane, prej së cilës presin kthesën. Kanë që prej 5 shkurtit që nuk e fitojnë një ndeshje dhe situata është si mos më keq, e megjithatë luftën do ta vazhdojnë. Këtë e thotë edhe kapiteni Kledi Dibra, në një deklaratë të dhënë enkas për “Panorama Sport”. Mbrojtësi evidenton se në “Liri Ballabani” është e fundit mundësi që kanë për të mbajtur gjallë shpresat. “I jemi afruar shumë vijës fatale dhe rënia nga kategoria është kaq pranë. Shansi i fundit për të mbajtur shpresat gjallë është Burreli, ndeshje që do ta luajmë në transfertë. Nëse ia dalim në ‘Liri Ballabani’ gjithçka do të përmbyset në favorin tonë. Pse e them këtë? Mjafton të shohësh kalendarin dhe e kupton, direkt ne kemi dy ndeshje radhazi në shtëpi. Presim Tomorin dhe Luzin dhe në Lezhë llogaritë duhen bërë ndryshe. Edhe pse Burreli momentalis­ht renditet në zonën e sigurisë, diferenca e pikëve e penalizon. Një humbje e mundshme përballë nesh, i zhyt edhe ata në krizë. Me këtë dua të them që do të jetë e vështirë dhe parashikoh­et një finale. Ne po punojmë intensivis­ht për ta kaluar këtë 90-minutësh përballë matjanëve. Shpresoj shumë se edhe pushimi i kësaj fundjave do të na ndihmojë për të rikuperuar energjitë, po ashtu edhe dëmtimet që kemi pasur. Besëlidhja nuk e meriton këtë gjendje, por ky është realiteti. Sidoqoftë, ne do të luftojmë fort për ta ndryshuar. Shpresoj shumë tek ekipi”, përfundoi shkodrani i skuadrës lezhjane. PRENG GJIKOLA

22 MARS

TIRANA – STUDENTI PARTIZANI – VLLAZNIA FLAMURTARI – BARLETI (ELBASANI 78-51 81-66 120-60 PUSHIM)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania