Panorama Sport (Albania)

Arrihet akordi, Longo sot në Vlorë

“Detajet më të mëdha të kontratës i mbyllëm, objektiv i panegociue­shëm është ngjitja”

- ERMAL SIKA

FLAMURTARI/ Italiani pranon ofertën, e konfirmon Idrizi: Do të jetë trajneri ynë

Diego Longo i thotë “po” Flamurtari­t. Trajneri ka prerë biletën dhe sot do të zbarkojë në Vlorë, në ditën më të veçantë për kuqezinjtë. 23 marsi përkon me 100-vjetorin e krijimit të klubit dhe sigurisht misionin e ka të qartë: ta ngjisë në elitën e futbollit shqiptar. Vetëm pak kohë për të menduar kishte kërkuar italiani dhe sot ka telefonuar Sinan Idrizin për të pranuar ofertën që iu bë. Në garë për të zëvendësua­r Marcelo Troisin e shkarkuar ishin edhe Artim Pollozhani (ish-kapiten i Flamurtari­t) me Mlladen Milinkoviç (ish-trajner i Luftëtarit dhe Kukësit), gjithnjë nëse ish-tekniku i Kukësit do të refuzonte. 47-vjeçari ishte ndër më të kuotuarit dhe jo më kot administra­tori e takoi direkt pas humbjes me Dinamon. Kushti i panegociue­shëm ishte eksperienc­a dhe ajo nuk i mungon. KONFIRMIMI

Për “Panorama Sport”, vetë kreu i klubit konfirmoi se është arritur akordi me

Diego Longon. Sinan Idrizi thotë se italiani do të mbërrijë sot në Vlorë për të mbyllur edhe disa detaje të vogla të kontratës. “Longo do të jetë trajneri i ri i Flamurtari­t. Thuajse e kemi mbyllur me të. Diegon e presim që të vijë nesër (sot) në Vlorë. Detajet më të mëdha të kontratës i kemi mbyllur tashmë. Na mbeten vetëm disa gjëra të vogla, për të cilat besoj se nesër (sot) do të biem dakord. Mendoj se do të gjejmë gjuhën e përbashkët për

gjithçka”, shprehet administra­tori, duke i dhënë drejtim çështjes së pankinës. OBJEKTIVI

Sinan Idrizi qartëson objektivin që i është vendosur italianit, i cili në fakt është i njëjtë me të paraardhës­it të

tij. “Edhe për trajnerin e ri objektivi mbetet po i njëjtë. Patjetër që edhe ai do të ketë detyrën për të përmbushur atë që ne duam, ta çojmë Flamurtari­n në Superiore, ku e ka vendin. Kështu që, ky mbetet një kusht për të cilin nuk

ka asnjë diskutim”, përfundoi Idrizi. Gazeta mëson se nëse Diego Longo do të sigurojë ngjitjen e Flamurtari­t në Superiore, do të vijojë punën me vlonjatët edhe për sezonin tjetër. Në rastin më të keq, rrugët do të ndahen...

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania