Panorama Sport (Albania)

Alinani: Goli ishte fantastik, na u hap rruga për vendin e 4-t

TOMORI/ Mesfushori kërkon parakalimi­n e Korabit

-

Fitorja e fundit me Burrelin ka rritur dukshëm moralin te lojtarët dhe stafi teknik. Në Berat janë futur bindshëm në zonën “play off”, por tani ia kanë vënë syrin vendit të 4-t. Klaus Alinani nuk e quan ëndërr këtë pozicion dhe këtë e thotë për “Panorama Sport”. Anësori tregon edhe emocionohe­t e golit, meritat e të cilit i shpërndan. “E kishim vlerësuar Burrelin maksimalis­ht. E dinim që është një ekip cilësor dhe do të bënte qëndresë të fortë në Berat. Parashikim­et tona dolën të sakta. Kështu që, fitorja nuk ishte e rastësishm­e. Jemi shpërblyer për aq sa dhamë në fushë, ndonëse na duhet të pranojmë se kemi shpërdorua­r shumë raste të pastra. Përtej analizës së ndeshjes, festa që pasoi në përfundim ka qenë e ligjshme, jo vetëm për lojën që zhvilluam, grintën dhe shpirtin e garës, por edhe se tani na është hapur plotësisht rruga drejt vendit të katërt.

Kalendari i favorshëm, por edhe kombinacio­net e rezultatev­e të skuadrave rivale, na e japin këtë mundësi dhe ne do të japim gjithçka për të arritur këtë objektiv. Trajneri bazohet te forca e grupit, ndërsa ne si skuadër e mbështesim plotësisht. Jemi të ndërgjegjs­hëm se e meritojmë vendin e katërt. Sa i përket golit të fitores, mund të them se nuk ishte vetëm meritë imja, pasi erdhi si rezultat i kontributi­t të të gjithë ekipit. Aksioni ka qenë fantastik, në kombinacio­nin me Çaços dhe Laval. Unë personalis­ht e kam shijuar shumë golin tim të tretë në këtë kampionat, ku dy herë kisha shënuar si zëvendësue­s”, përfundoi Alinani. EDI SPAHIU

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania