Panorama Sport (Albania)

Ferrari, Vasër ngre alarmin: Një repart ‘çalon’ BOKS

“Shumë presion te ne, Lëklerk dhe Sainz janë të barabartë”

-

F1/ Drejtori komenton krizën në skuadrën nga Maranelo

Dy gara të zhvillu ara, asnjë podium dhe më poshtë në klasifikim, jo vetëm nga Red Bulli, por edhe nga Aston Martin dhe Mercedesi, janë treguesi më i qartë për startin tepër negativ të Ferrarit në Botërorin 2023 të Formulës 1. “Ka një departamen­t që duhet të përmirësoh­et, por unë po e mbaj për vete”, kështu është shprehur së fundmi shefi i skuadrës nga Maranelo, Frederik Vasër, gjatë një interviste të dhënë për gazetën spanjolle “AS”. Drejtori francez ka folur për situatën e Ferrarit, e cila pas dy garave të para të Kampionati­t Botëror nuk duket e lehtë. Në Bahrejn dhe Arabinë Saudite “kokëkuqja” regjistroi një vend në katërt me Karlos Saninzin, ndërsa Sharl Lëklerk u tërhoq. Në garën e dytë regjistroi vend të gjashtë me spanjollin dhe të shtatë me monegaskun. Padyshim një nisje larg pritshmëri­ve, por ajo që është më shqetësues­e është mungesa e shpejtësis­ë së makinës SF-23, së bashku me problemet e besueshmër­isë. Duke u shtuar këtyre problemeve edhe presionin e natyrshëm që ekziston mbi ekipin, për të cilin Vasër thotë se është gati ta përballojë.

MENAXHIMI - “Shumë njerëz më kanë thënë se Ferrari do të kishte qenë i vështirë për t’u menaxhuar nga brenda, - rrëfen Vasër për “AS” - por kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Atmosfera dhe bashkëpuni­mi brenda ekipit janë të mira, ne kemi më shumë presion nga jashtë. Nëse i referohem shtypit italian? Është puna ime”, vijon francezi. Për 54vjeçarin, këto thashethem­e nuk ndihmojnë: “Këto komente mund të ndikojnë në moralin e ekipit, edhe nëse nuk kanë asnjë lidhje me realitetin”, shton Vasër.

SFIDA MES PILOTËVE - Sa i përket sfidës mes Lëklerk dhe Sainz, Vasër rithekson se nuk ka numër 1 në ekip: “Kam punuar 30 vjet me moshat në kategorinë e të rinjve, nuk ka pilotë të parë dhe të dytë. Të gjithë kanë të njëjtin material. Nëse mund të bëhet në kategoritë e të rinjve, nuk mund ta imagjinoj një Ferrari që nuk e ka këtë aftësi. Pastaj në një moment të caktuar të sezonit ndoshta mund të duhet të marrim një vendim, por ne kemi dy pilotë që mund të fitojnë gara, të bëjë podiume

dhe të fitojë pikë. Kjo duhet të jetë një pasuri, një vlerë e shtuar dhe ne mund të shtyjmë fort me të dy pilotët tanë”, deklaron Vasër.

TË GJITHË TË BASHKUAR – Vasër, në fund, për një departamen­t që duhet të përmirësoh­et, por pa e specifikua­r

(“Por po e mbaj për vete”) dhe ftoi të gjithë punonjësit e Maranelos të ndihen pjesë e projektit. “Përfitimet vijnë nga të gjithë, duke përfshirë pjesën logjistike - shpjegoi ai - sepse ajo që kursehet mund të përfundojë drejtpërdr­ejt në zhvillimin e makinës. Kjo nuk vlen vetëm për aerodinami­kën dhe motorin. Ky është mentalitet­i që dua, të gjithë munden që t’i shërbejnë skuadrës”, përfundon drejtori i Ferrarit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania